Rriten shpenzimet e turisteve te huaj ne Shqiperi.

Rriten shpenzimet e turisteve te huaj ne Shqiperi.

1
38
0
Tuesday, 12 December 2017
Travel News

Shqiperia ka qene kete vit e mbushur me turiste fluksi i te cileve ka dhene efektet pozitive ne ekonomine shqiptare.Sipas te dhenave te bilancit te pagesave te Bankes se Shqiperise, te ardhurat nga udhetimet arriten per 9 mujorin nje nivel rekord prej 1.3 miliarde eurosh, me nje rritje prej 13% ne raport me te njejten periudhe te vitit te kaluar, duke arritur nivelin me te larte rekord. Fluksi me i larte ishte ne tremujorin e trete, qe perkon me kulmin e sezonit turistik. Rritja vjetore e te ardhurave u ndikua nga rritja e numrit te vizitoreve te huaj sebashku me rritjen e shpenzimeve mesatare te tyre. Sipas INSTAT, numri i shtetasve te huaj qe kane hyre ne territorin e Shqiperise per periudhen janar-shtator ishte rreth 4.2 milione persona, me nje rritje prej 5.7% ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare. Edhe vete shqiptaret po ikin gjithnje e me shume jashte per pushime apo per turizem kulturor, duke zgjatur edhe qendrimet. Sipas Bankes se Shqiperise, shpenzimet e shqiptareve jashte per 9 mujorin ishin 974 milione euro, edhe ky nje nivel rekord.

———————————–

Muaji tetor dhe nentor i ketij viti jane karakterizuar nga udhetime te shumta , numri i te cilave ka kaluar rezultatet e vitit te kaluar. Te dhenat vijne nga raporti i fundit i IATA-s , Shoqates Nderkombetare te Transportit Ajror. Sipas kesaj shoqate ne tetor dhe nentor trafiku nderkombetar i udhetimeve eshte 6% me i larte se periudha e njejte e vitit te kaluar. Udhetaret europiane duket se kane udhetuar me shume gjate kesaj periudhe pasi vetem ne kontinent rritja e numrit te fluturimeve ka qene me 5.4% me shume ne krahasim me vitin 2016.

————————————

Afrimi i festave te fundvitit ka bere qe shume vende te cilat do te jene destinacione turistike te marrin masa per pritjen e vizitoreve. Destinacionet malore qe jane edhe ato qe do te presin me shume vizitore gjate ketij dimri kane nisur inagurimin e strukturave te reja ne resortet e skive. Bullgaria , Franca dhe Zvicra pritet qe te kene nje fluks turistesh qe prej fundit te ketij muaji e deri ne fund te sezonit dimeror. Se bashku me zonat malore edhe ato te uleta po pergatiten per pritjen e vizitoreve gjate festave duke dekoruar ambjentet, duke hapur tregjet e festave dhe duke promovuar oferta te ndryshme si per udhetime ashtu edhe per blerje.

————————————-

Websiti i rezervimeve Airbnb eshte vene ne qender te kritikave se fundmi pasi me shume se 1 milione perdorues kane rene viktime e mashtrimit. Sipas te dhenave duket se mungesa e kontrollit dhe sigurise se atyre qe hapin nje llogari ne portal e ka bere me te thjeshte per mashtruesit qe te perfitojne nga miliona turiste qe rezervojne ne te gjithe boten. 1.1 milione rezervime jane anulluar ne minute te fundit nderkohe qe shume pushues kane raportuar se kane mbetur ne rruge ne qytete qe nuk i njihnin pa mundesi per tu akomoduar diku. Te dhenat kane dale pas nje studimi te fundit qe ka cituar edhe vete punonjesit e Airbnb te thone se 3 deri ne 7% e rezervimeve ne website kthehen ne problem. Kjo mbetet nje shifer e larte duke marre ne konsiderate faktin qe ne 80 milione udhetime qe planifikohen ne kete portal ,5.5 milione udhetare kane nje eksperience te keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *