Masterplani i Alpeve, me i rendesishmi qe eshte marre per promovimin e zones.

Masterplani i Alpeve, me i rendesishmi qe eshte marre per promovimin e zones.

Like
55
0
Saturday, 09 December 2017
Travel News

Plani i turizmit per Alpet shqiptare dhe paketa e projekteve Shkodra turistike u prezantuan ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te Territorit ne Shkoder. Ne kete mbledhje u mor vendimi per shpalljen zone historike te qendres se Thethit per vlerat e shumta natyrore dhe kulturore qe ka kjo zone. Sipas autoriteteve qeveritare ne vend zhvillimi ne zonen e alpeve do te jete ne disa drejtime, ku bejne pjese, turizmi, zhvillimi rural, energjia, perpunimi dhe prodhimi i industrise se lehte dhe ushqimore. Gjate mbledhjes u theksua se vitin e ardhshem do te perfundojne edhe shume projekte te rendesishme infrastrukturore ne veri te vendit si rruga Shkoder – Velipoje, Velipoje –Shengjin dhe Velipoje – ulqin. Nderkohe sa i perket investimit ne lumenj e liqene po mendohet qe dhe Buna te behet nje lume me lundrim te lehte e te krijohet edhe nje muze dedikuar liqenit te Shkodres. Ne kete qark gjithashtu jane identifikuar 16 fshatra, te cilat kane potencial turistik dhe duhet investuar.

—————————————–

Zhvillimi i masterplanit per Alpet pritet te realizoje nje perfitim ekonomik prej 980 milione euro, ndersa deri ne vitin 2031 numri i turisteve do te shkoje ne 600 mije ne vit. Projekti nuk do te prek natyren, ndersa do te perkthehet ne me shume te ardhura dhe mireqenie per qytetaret. Kete gje e ka deklaruar ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Territorit ne Shkoder. Ministri u shpreh se cdo pese vjeçar synohet dyfishimi i ardhjes se turisteve. Klosi renditi edhe arsyet pse Alpet u zgjodhen si nje nga polet e para per tu zhvilluar: Eshte nje produkt turistik elitar, i shpejt dhe qe mund te prodhohet menjehere . Eshte shume prane produkteve te njejta me standardet europiane, eshte nje produkt I bukur dhe sjell mundesi zhvillimi ekonomik per vendasit.

——————————————

Prane Rruges se Kombit eshte ngritur nje qender e cila quhet “Info kulla Miredita”. Ajo mbart edhe nje mini muze ku jane te ekzpozuara pjese nga kultura dhe tradita e zones. Ndertimi i saj u be i mundur nga bashkepunimi i Bashkise se Miredites dhe nje shoqate austriake. Ky vend sipas autoriteteve nuk do te jete thjeshte nje pike e mirefillte turistike por edhe nje institucion i dijes. Info Kulla Mirdita e ngritur ne sherbim te turizmit eshte e para e ketij lloji ne Shqiperi dhe me gjere. Ajo do te qendroje e hapur cdo dite ku nje staf i kualifikuar do te jete ne sherbim te vizitoreve qe duan te marrin informacion te zgjeruar per Mirditen turistike e me gjere.

——————————————-

“Le Parisien” i ka kushtuar nje artikull Shqiperise per bukurite natyrore qe shfaq vendi, por edhe per ruajtjen e trashegimise kulturore ne disa qytete. Artikulli perqendrohet ne qytetet e Tiranes, Gjirokastres, Beratit, nderkohe qe ne pjesen me te madhe te tij jane trajtuar bukurite qe shfaq “Riviera Shqiptare”.Sipas “Le Parisien” trashegimia e ruajtur, peizazhet e egra dhe plazhet bukura jane ato qe terheqin me vemendjen e shume vizitoreve duke e bere vendin tone gjithnje e me te preferuar per turistet e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *