Rritet me 74% numri i turisteve polake ne vendin tone.

Rritet me 74% numri i turisteve polake ne vendin tone.

Like
16
0
Thursday, 07 December 2017
Travel News

Shqiperine e kane vizituar 74% me shume turiste polake se vitin e shkuar dhe shifra pritet te vazhdoje te rritet vitin e ardhshem. Kjo rritje u regjistrua vetem ne periudhen janar, tetor nderkohe qe ne total gjate ketij viti numri i turisteve polake pritet te shenoje nje rekord te ri. Te dhenat erdhen si rezultat vizites zyrtare ne Varshave te kryeministrit shqiptar ku ndoqi edhe punimet e Forumit te Biznesit Poloni-Shqiperi per potencialin e madh te marredhenieve ekonomiko dhe tregtare mes dy vendeve tona. Homologia polake siguroi mbeshtetjen e Polonise ndaj vendit tone per çeljen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian nderkohe qe u fol edhe per krijimin e nje linje ajrore direkte mes Tiranes dhe Varshaves qe do te kontribuonte ne rritjen e numrit te turisteve ne menyre te ndersjellte mes dy vendeve.

————————————-

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi ne komisionin parlamentar te Veprimtarise Prodhuese, projektligjin per nje ndryshim ne ligjin “Per turizmin”, ku theksoi se, “Paketa fiskale 2018 nepermjet paketes buxhetore parashikon lehtesira fiskale, qe kane nevoje te kene edhe nje ndryshim ne ligjin per turizmin, per sa i takon statusit special per investitoret strategjik ne ndertimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje”. Ndryshimet ne ligjin per turizmin i sherbejne krijimit te nje hapesire te re per zhvillimin e ketij sektori ne vendin tone. Ministri shpjegoi se statusi special si investitore strategjike eshte paketa e cila e ben Shqiperine realisht nje pike atraksioni per investime te metejshme ne kete fushe te zhvillimit te turizmit. Sipas ministrit politikat e qeverise do te shkojne per nxitjen e projekteve strategjike nga investitore potencial, ne te gjitha zonat e destinuara per turizem nga bregdeti ne mal, nga jugu e deri ne veri te vendit.

—————————————

Korridoret e transportit rrugor dhe hekurudhor do te jene prioritet i bashkepunimit mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Kete angazhim e ka marre persiper edhe Shqiperia ne takimin qe u mbajt ne Bruksel prane Komisionit Europian mes ministrave te Transportit dhe Infrastruktures te ketyre vendeve.Ministri shqiptar per Infrastrukturen dhe Energjine vuri theksin tek disa nga projektet qe jane ne objektivat e qeverise duke sjelle ne vemendje lidhjen me Malin e Zi apo korridorin Adriatiko-Jonian, per te cilet jane hedhur tashme hapa konkrete. Gjithashtu me prioritet do te shihen edhe projektet hekurudhore mes Malit te Zi dhe Shqiperise si dhe zgjerimi i hekurudhes drejt Maqedonise dhe Greqise. Nga ana tjeter, palet diskutuan per krijimin e Komuniteti te Transportit, nje organ qe do te perdoret si nje ure bashkepunimi, per harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave te njejta dhe harmonizimin e politikave te transportit mes shteteve.

—————————————

Kontinenti europian eshte ai qe po preferohet me shume nga turistet e huaj per turizmin e bardhe. Sporti i skive dhe resortet malore pritet te terheqin me shume turiste se viti i kaluar nderkohe fitimet nga ky lloj turizmi ne kontinent pritet te arrijne ne 45 miliard euro. Sipas te dhenave te fundit te nje studimi te kryer ne resortet kryesore te skive ne Europe kete vit destinacionet e preferuara jane Austria, Zvicra, Italia dhe Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *