Rriten udhetimet e shqiptareve jashte vendit kete vit.

Rriten udhetimet e shqiptareve jashte vendit kete vit.

Like
21
0
Friday, 01 December 2017
Travel News

Viti 2017 ka rezultuar nje vit me aktiv per shqiptaret te cilet kane rritur udhetimet e tyre jashte vendit. Instituti i Statistikave publikoi shifrat e transportit per 10 muajt e ketij viti ku ajo qe bie ne sy eshte nje rritje dyshifrore ne perqindje. Ne dhjetemujorin e 2017, jane kryer 20.308 fluturime, duke u rritur me 10,3 %, krahasuar me njejten periudhe te nje viti me pare. Vetem ne muajin Tetor, numri i pasagjereve qe kane udhetuar me linja ajrore ishte 216.mije. Ne kete periudhe transporti ajror i pasagjereve ka zene 60,7 % te transportit gjithsej. Numri i pasagjereve qe kane udhetuar me linja ajrore, nga janari ne tetor ishte 2.2 milione. Nderkohe ata qe kane zgjedhur linjat detare ishin 1.4 milione pasagjere, duke u rritur me 19,2 %, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

———————————-

1.2 milione turiste pritet te vizitojne Bullgarine kete sezon dimri. Te dhenat i ka bere publike ministria e turizmit ne Bullgari, qe shpreson per nje sezon dimeror teper te mbare per resortet malore ne vend. Sipas ministrise informacioni per rezervime te hershme dhe shifrat fillestare te ofruara nga vendpushimet dhe aeroportet tregojne se mund te pritet nje rritje prej 5 deri ne 7% kete sezon ne krahasim me vitin e kaluar.

———————————-

Franca e percakton 2017 si nje nder vitet me te mira per turizmin. Deri me 31 dhjetor vendi do te prese plot 89 milione vizitore qe do te mbyllin kete vit. Turizmi kulturor ne qytetet me te famshme franceze por edhe ne rivieren e saj kane qene atraksionet me te medha te turisteve. Ne numrin me te larte vizitat kane qene kryesisht nga kontinenti europian me nje numer te larte turistesh italiane. Brenda ketij muaji enti i turizmit francez do te prezantoje websitin e rinovuar ku turistet mund te informohen online me lehte.

———————————–

Ky vit po mbyllet mire sa i takon turizmit ne Norvegji. Sipas te dhenave qe sjellin autoritetet e turizmit ne kete vend muajt me shifrat me pozitive te turisteve kane qene qershori , korriku dhe gushti. Te dhenat e entit turistik norvegjez tregojne se ka pasur nje rritje me 20% te numrit te turisteve te huaj ne destinacionet norvegjeze ne krahasim me vitin 2016. Nderkohe edhe per sezonin dimeror priten rekord turistesh qe jane te interesuar kryesisht per te pare auroren e veriut, balenat dhe per tu bere pjese e sporteve dimerore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *