Vijojne projektet per shtimin e sinjalistikes ne zonat turistike.

Vijojne projektet per shtimin e sinjalistikes ne zonat turistike.

Like
23
0
Monday, 27 November 2017
Travel News

Agjencia Kombetare e Bregdetit ka hapur tenderin per sinjalistiken infrastrukturore turistike midis zonave bregdetare dhe malore. Buxheti i shtetit ka parashikuar rreth 9.6 milione leke per realizimin e ketij projekti.Ky i fundit konsiston ne tabelizimin e itinerarit turistik Borsh-Bençe (rreth 60 km) bazuar ne standarde bashkekohore, duke e bere ate atraktiv si dhe me te identifikueshem per turistet.Tabelat te cilat do te vendosen jane historike, natyrore, treguese per lokalizimin e vendit dhe markim ne shtylla metalike. Pjese e markimit do te jete edhe itinerari nga Nivica ne Majen e Kendrevices, zona te cilat kane nje potencial te madh natyror-kulturor. Tenderi do te qendroje i hapur per aplikime deri ne daten 11 dhjetor 2017.

——————————————

Shtepia e Flamurit ne Korçe eshte gati per t’u hapur sot pas restaurimit. Ky atraksion i ri per qytetin e Korces do te promovohet se pari nga mbledhja e perbashket e dy qeverive, Shqiperi-Kosove. Lajmin e dha Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar edhe pamjet e shtepise se flamurit te transformuar tashme pas djegies e rrenimit. Ne mbledhjen e perbashket te qeverive te Shqiperise dhe Kosoves mes dy kryeministrave qe do te mbahet sot pasdite ne Korce do te nenshkruhen 12 marrevshje bashkepunimi ne ekonomi, arsim, kulture e turizem si dhe nje program i pasur aktivitetesh te perbashketa me rastin e festave te nentorit.

——————————————-

Harta e re interaktive, e perpiluar nga “International SOS andControlRisks” tregon per çdo shtet sigurine qe i pret ne udhetimin e tyre, e pare ne kendveshtrimin e rrisqeve mjekesore, sigurise ne rruge dhe sigurise se udhetimit ne teresi. Sipas hartes, Shqiperia ka risk te ulet te udhetimit. Ky eshte nje tregues pozitiv per turistet qe duan te udhetojne, duke marre ne konsiderate edhe shtimin e kerkesave, apo edhe artikujt e mediave te huaja per vendin tone. Sakaq, sipas treguesit tjeter, ate te sigurise ne rruge, Shqiperia gjendet ne nje nivel te moderuar, duke pasur keshtu riskun e udhetimit ne rruge. Evropa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia te gjitha thuhet se konsiderohen te jene te sigurta, sipas raportit. Nderkohe reziku i larte ne ekstrem perfshijne pjese te medha te Afrikes, Afganistanit, Pakistanit, Sirise, Jemenit, Venezueles, pjeseve te Ukraines, dhe disa pjeseve te Indise.

———————————————

Tokio dhe New York dy metropole te kontinenteve te ndryshme do te bashkepunojne ne nje fushate te perbashket turistike qe eshte quajtur me e madhja e ketij lloji mes dy vendeve. Fushata eshte pjese e planeve te zhvillimit turistike te Tokios sipas projektit per Turizmin 2020 qe synon shtimin e strukturave hoteliere , turisteve dhe sherbimeve per pritjen e Lojrave Olimpike. Keshtu autoritete e turizmit ne kryeqytetin japonez do te bashkepunojne me entin e turizmit ne New York per tu promovuar ne menyre reciproke mes tyre si qellim shtimin e fluksit turistik mes dy vendeve. New York priti vetem vitin e kaluar mbi 325 mije turiste japoneze shifra qe kete vit jane rritur me 23%. Nderkohe Tokio synon te terheqe mbi 25 milione turiste te huaj brenda vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *