Europa kryeson per zhvillimin e qendrueshem kete vit.

Europa kryeson per zhvillimin e qendrueshem kete vit.

Like
19
0
Saturday, 25 November 2017
Travel News

Gothenburgu ne Suedi eshte shpallur destinacioni i pare ne bote per zhvillimin e qendrueshem kete vit. Titulli u dha nga Indeksi Global i Destinacioneve te Qendrueshme 2017. Politikat e ketij qyteti dhe sektori turistik jane perkushtuar plotesisht drejt zhvillimit te qendrueshem duke e bere Gothenburgun nje vend terheqes por edhe ekologjik. Listen e qyteteve te gjelbra per kete vit e vijojne kryesisht ato europiane si Kopenhageni, Zyrihu,Shtutgarti, Helsinki, Stokholmi dhe Frankfurti.

—————————–

Greqia ka pritur kete vit nje rekord turistesh nga vende te ndryshme te botes dhe rritje ne vecanti kane treguar edhe turistet indiane. Sipas te dhenave te fundit te autoriteteve greke turistet indiane kete vit jane rritur me 13% me shume se nje vit me pare nderkohe nga interesi pritet qe gjate viteve te ardhshme rritja te regjistrohet mbi 25%. Destinacioni i preferuar grek per turistet indiane mbetet Santorini. Arsyet kryesore te vizitave ne Greqi nga keta turiste jane muaji i mjaltit dhe pushimet verore.

——————————

Europa mbetet nje prej perzgjedhjeve kryesore per udhetimet e turisteve nga Azia kete fundvit. Nje studim i fundit i bere nga Agoda Travelers tregon destinacionet europiane me te preferuara te turisteve nga vendet aziatike. Listimi eshte kryer ne baze te numrit te turisteve aziatik ne secilin prej destinacioneve europiane te marra ne vezhgim. Ne vend te pare eshte renditur Austria e ndjekur nga Gjermania, Britania, Cekia, Franca dhe Zvicra.

——————————

Komisioni Europian ka vendosur te anulloje radhen e Britanise se Madhe per te pritur Kryeqytetin E kultures Europiane. Ishin 5 qytete britanike qe u kandiduan ne vitin 2014 per te marre kete titull per vitin 2023. Por si pasoje e Brexit duket se do te preket edhe kjo nisem qe sjell aktivitete kulturore dhe turiste nga e gjithe bota per vendin organizator. Autoritetet britanike kane shprehur pakenaqsi ndaj ketij vendimi duke thene se Britania do te lere Bashkimin Europian dhe jo Europen. Qytetet britanike qe do te merrnin titullin Kryeqytet Europian i Kultures per vitin 2023 ishin Dundee, Nottingham, Milton Keynes dhe Belfast Derry.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *