Sezoni turistik 2018 planifikohet me nje mjedis me te paster.

Sezoni turistik 2018 planifikohet me nje mjedis me te paster.

Like
25
0
Friday, 24 November 2017
Travel News

Sezoni turistik 2018 do te gjeje Shqiperine te paster, deklaroi ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ne celje te iniciatives per nje shqiperi me te paster. Ne hapjen e aksionit te planifikuar si nje iniciative e levizjes “Green Line Albania” dhe me pjesemarrjen e qindra mijra vullnetareve nga Shqiperia dhe Kosova u vu theksi tek rendesia e bashkepunimit per nje mjedis me te paster. Aksioni i cili do te shtrihet ne te gjithe vendin do te kete prioritet zonat turistike e do te perqendrohet me se shumti ne Vlore , qe njihet si nje destinacion i rendesishem i turizmit ne vend. Aksioni do te perfundoje ne maj te vitit te ardhshem ne prag te celjes se sezonit te ri turistik.

———————————————-

Agjencia Kombetare e Turizmit po merr pjese ne panairin Evropian te turizmit, qe po zhvillohet ne Varshave .Ky eshte nje nga panairet me te rendesishem te turizmit ne Europen Lindore, ku e gjithe industria e turizmit eshte bashkuar ne Pallatin e Kultures dhe Shkencave ne Varshave.Partneri kryesor ne kete pervjetor te 25- te do te jete vete Polonia. Stendes se AKT-se i jane bashkuar edhe 5 nga operatoret me te mire te cilet operojne ne tregun polak.Gjate dy diteve te para te panairit ka pasur nje interes te larte nga operatore, media dhe vizitore te thjeshte.Tregu polak perben nje nga tregjet me te rendesishem persa i perket prurjeve te turisteve ne vendin tone me rritjen me te larte nga te gjithe tregjet e tjera krahasuar me vitin 2016.

———————————————–

Ministrat e Transportit te vendeve te Ballkanit Perendimor po studiojne ndertimin e nje hekurudhe te re qe lidh Shkupin me Sofjen dhe Tiranen. Per kete arsye, ne ditet e ardhshme pritet nje takim me perfaqesues te bankes Boterore dhe Bankes Evropiane te Investimeve per te diskutuar mbi fonde te mundshme per te investuar se bashku ne ate qe quhet Korridori i 8-te pan-europian. Ky projekt i ri do te lidhe Maqedonine me Bullgarine dhe Shqiperine. Sipas kryeministrit bullgar e gjithe kjo do te forcoje mundesite e perbashketa nepermjet rritjes se fluksit te udhetareve dhe mallrave. Ky korridor duhet te lidhe portet e Barit dhe Brindisit ne Puglia me Shqiperine, Maqedonine dhe Bullgarine. Nga porti shqiptar i Durresit, korridori do te shkoje drejt Tiranes, Shkupit, Sofjes, ne portet e Burgas dhe Varna ne Detin e Zi.

———————————————–

Vizitat e shkurtra jane bere shume popullore ne qytetet europiane. Sipas te dhenave te studimit “European City Tourism 2017” industria e turizmit ne Europe eshte rritur ne menyre te pergjithshme me 16% nga viti 2006. Nga ana tjeter pergjate kesaj dekade turizmi ne qytete u rrit me 38%. Sa i perket qyteteve kulturore qe jane preferuar me shume per qendrime te shkurtra nga turistet kane qene Parisi, Amsterdami, Praga, Stambolli, Berlini dhe Mynihu. Nderkohe sa i perket qyteteve per evente dhe kongrese Brukseli eshte ai qe dominon listen ne Europe.

————————————————

Autoritetet e turizmit ne Qipro kane theksuar se 2017 eshte nje vit rekord sa i perket turizmit per vendin. Shifrat e vizitoreve nga janari ne tetor kane kaluar ato te regjistruara ne total gjate vitit 2016. Numri i turisteve ne 10 mujorin e ketij viti ne Qipro kane arritur ne 3.4 milione. Rritja me e madhe u regjistrua nga turistet britanike. Enti i turizmit ne Qipro thote se ky destinacion vec te qenit i njohur kryesisht per turizmin bregdetar gjate veres eshte nje vend ideal edhe per te kaluar dite pushimi edhe tani ne sezonin dimeror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *