BERZH jep serish mbeshtetje per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi.

BERZH jep serish mbeshtetje per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi.

Like
26
0
Saturday, 11 November 2017
Travel News

Shqiperia do te asistohet me nje kredi prej 60 milione eurosh nga BERZH per zhvillimin e turizmit ne 4 bashki te vendit, konkretisht ato te Beratit, Korçes, Fierit dhe Shkodres. Fondi do te perdoret per te financuar nenprojekte te infrastruktures ne transport, te cilat mundesojne zhvillimin e turizmit, por edhe per projekte te pergjithshme te bashkive per sa kohe qe sherbejne per promovimin e ketij sektori. Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim gjithashtu do te ofroje nje linje krediti per bankat tregtare deri ne 10 milione euro, ne menyre qe te mbeshtese bizneset private qe operojne ne sektorin e turizmit, brenda bashkive te percaktuara.

————————————

Britania e Madhe do te dale nga Bashkimi Europian me 29 mars te vitit 2019. kete e zbuloi amendamenti i fundit i nenshkruar nga kryeministrja britanike Theresa May. Ne nje prenoncim te fundit qe May ka dhene per Daily Telegraph tregon se nuk ka ndermend te toleroje tentativat per te bllokuar daljen e Britanise nga BE. Nderkohe qe ky vendim do te kete pasoja sigurisht edhe ne udhetimet e turisteve europiane drejt Britanise. Sipas nje dokumenti sekret te zbuluar nga The Guardian pasi Brexit te behet zyrtar , vec te tjerash turisteve nga unioni do t’u nevojitet nje vize kalimi drejt Britanise.

————————————-

Numri i turisteve qe vizituan ne Maqedonine arriti ne 800 mije ne nente muajt e pare te vitit 2017 duke perbere nje rritje me 16.7% me shume se e njtja periudhe e nje viti me pare. Numri i turisteve vendas shenoi gjithashtu nje rritje me 6.9% nga viti ne vit ne periudhen janar-shtator. Sipas deklarates se zyres se statistikave, eshte rritur ndjeshem edhe shuma e shpenzuar nga turistet ne Maqedoni, duke arritur ne 2.39 milione leke. Pjesa derrmuese e turisteve ishin nga Turqia por edhe vende te Ballkanit Perendimor.

————————————-

Impakti qe kane lene shpenzimet e turisteve ne destinacionet europiane ka qene i madh gjate ketij viti. Te dhenat e raportit te fundit te Keshillit Boteror te Udhetimeve dhe Turizmit tregojne se Londra mbetet qyteti me fitimet me te medha nga prurjet e turisteve. Sipas te dhenave kryeqyteti britanik regjistron rreth 20 milione euro fitime per periudhen janar – tetor , nje rritje me 4% me shume se nje vit me pare. Ne vend te dyte renditet Stambolli i ndjekur nga Barcelona. Peseshen me te mire e mbyllin Amsterdami dhe Parisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *