2017, i teti vit radhazi me sukses ne turizem.

2017, i teti vit radhazi me sukses ne turizem.

Like
27
0
Thursday, 09 November 2017
Travel News

Turizmi eshte konfirmuar edhe njehere si nje motorr themelor i ekonomise dhe gjenerator per vendet e punes per milione njerez ne bote. Deklaraten e ka bere sekretari i pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit gjate panairit nderkombetar te turizmit ne Londer qe u mbajt me heret kete jave ne kryeqytetin britanik. Sipas Taleb Rifai nga janari ne gusht te ketij barometri i organizates deshmon per nje numer prej 901 milione turistesh nderkombetare , 56 milione me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. 2017 keshtu renditet si i teti vit me rritje ne sektorin turistik. Europa mbetet kontinenti me rritjen me te madhe te numrit te turisteve.

———————————-

Ministri i transportit te Italise njoftoi kete jave se Venecia do te ndaloje te gjitha anijet e lundrimit te hyjne ne qender te qytetit. Njoftimi vjen pas protestave nder vite anti-turizem si dhe peticioneve te ndryshme. Megjithate kjo nuk do te thote se pasagjeret qe vijne me anije lundrimi nuk do te mund ta shohin Venecian, por qe ata do te duhet ta bejne kete ne nje forme tjeter dhe jo si me pare. Te gjitha anijet qe peshojne me shume se 55,000 ton nuk do te kene me qasje ne kanalin Giudecca te Venedikut i cili kalon neper qytet prane sheshit historik San Marco. Anijet e medha do te duhet te vendosen ne Marghera, nje port industrial ne veriperendim te qendres historike te qytetit. Autoritetet mjedisore e cilesojne vendimin “jashtezakonisht pozitiv” pasi gjeti nje menyre per te balancuar shqetesimet mjedisore qe qyteti ka perjetuar vitet e fundit.

———————————–

Shqiperia u zgjodh per nje mandat te dyte ne Keshillin Ekzekutiv te UNESCO-s, struktura me e larte ekzekutive e organizates, per periudhen 2017-2021.Duke vijuar si anetare e keshillit, Shqiperia do te kete mundesi te vazhdoje te jape kontributin e saj ne jetesimin e politikave zhvilluese ne fushen e arsimit, kultures, shkences, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit te trashegimise kulturore. Shqiperia ka tre site te regjistruara si pjese e trashegimise boterore. Gjate kater viteve te ardhshem Shqiperia do te thelloje bashkepunimin e ngushte me organizaten ne nje sere fushash dhe do te vijoje te mbeshtese dhe nxise planet dhe projektet e bashkepunimit me vendet e tjera te rajonit tone.

————————————

Komisioni Evropian publikoi nje propozim qe synon te reduktojne sasine e dyoksidit te karbonit qe prodhojne automjetet deri ne vitin 2030. Qellimi i kesaj levizje eshte qe te ushtroje edhe me shume presion mbi prodhuesit e makinave qe te zhvillojne me shume mjete hibride dhe elektrike. Komisioni gjithashtu planifikon te aplikoje edhe nje skeme subvencionesh per te nxitur kompanite qe te prodhojne makina me ndotje te ulet ose zero. Plani i KE eshte qe veturat dhe furgonet te prodhojne 15% me pak dyoksid karboni ne vitin 2025, dhe 30% me pak ne 2030. Propozimi i KE parashikon edhe fonde prej 800 milione eurosh per permiresimin e infrastruktures se karikimit te makinave elektrike dhe 200 milione te tjera per zhvillimin e baterive.

————————————-

Pas me shume se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndertimi, me ne fund muzeu i Luvrit ne Abu Dabi, do te hapet kete fundjave. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliarde euro ,rreth dy te tretat e te cilave u paguan vetem ne kembim te emrit Luver qe eshte nje zgjerim i markes se Parisit. Hapesira e pergjithshme e ekspozimit ne muze eshte rreth 8 600 metra katrore dhe pritet te prese miliona turiste per te pare kryeveprat e artit klasik dhe modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *