SHBA braktis UNESCO-n.

SHBA braktis UNESCO-n.

Like
14
0
Friday, 13 October 2017
Travel News

SHBA nepermjet nje deklarate zyrtare njoftuan se do te terhiqen nga Organizata e Kombeve te Bashkuara per Edukim, Shkence dhe Kulture (UNESCO), duke akuzuar institucionin se ishte anti-izraelit. SHBA do te mbaje statusin e vezhguesit, saktesoi Departamenti i Shtetit, ne vend te perfaqesimit te tyre ne agjencine e OKB me seli ne Paris. Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje te thelle per vendimin e Amerikes. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ishte gjithashtu i shqetesuar per borxhet gjithnje e ne rritje te UNESCO-s, e cila duhet reformuar. Ne vitin 2011, SHBA-te ndaluan kontributet per UNESCO-n ne forme proteste per garantimin e statusit te anetarit te plote per palestinezet nderkohe vitin e kaluar, Izraeli pezulloi bashkepunimin me UNESCO-n, pasi agjencia miratoi nje rezolute qe nuk permendte lidhjet izraelite me nje vend te shenjte ne Jeruzalem. Dje Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pas vendimit amerikan, ka urdheruar nisjen e pergatitjeve per te dale edhe Izraeli nga UNESCO.

——————————————-

Agjencia Japoneze per Bashkepunim Nderkombetar dhe Agjencia Kombetare e Turizmit do te organizojne nje seminar te perbashket ne Tirane ne datat 14 dhe 15 Tetor, me qellimin promovimin e turizmin ne Shqiperi. Rreth 10 perfaqesues te agjencive turistike japoneze do te takohen me homologet e tyre shqiptar ne nje grup pune qe do te organizohet per te shkembyer ide dhe informacion mbi menyrat se si mund te promovohet me tej turizmi shqiptar ne Japoni. Prej ketij bashkepunimi pritet te rritet numri i vizitoreve japonez ne Shqiperi gjate viteve te ardhshme.

——————————————-

Me shume se 85 % e turisteve te huaj qe vizituan Shqiperine kete vit kane hyre permes udhetimeve ne toke. Shifrat e bera publike nga INSTAT ne buletinin e fundit “Vjetari statistikor 2012-2016” tregoi se ne kete hark kohor, levizjet e shtetasve te huaj dhe shqiptare kane pasur tendence ne rritje. Hyrjet mesatare te shtetasve te huaj jane rritur me 8,1 %. Fakti qe numri me i madh i hyrjeve eshte bere nga toka eshte ndikuar nga cmimet e larta te fluturimit por edhe per vijen e gjate bregdetare qe ofron Durresi si port hyrese ne vend.Sipas raportit te Instat, qarku i Kukesit eshte qarku me perqindjen me te larte te hyrjeve nga toka, i ndjekur nga i Shkodres dhe Korca. Te dhenat tregonin se hyrjet e shtetasve te huaj nga ajri, ne harkun kohor 2012-2016, jane rritur me 13,8 %, ndersa nga deti me 11,8 %.

——————————————-

Tirana do te kete nje instalacion te ri qe inagurohet kete te shtune. Eshte kubi i quajtur “Shtepia mesdhetare”, qe po ndertohet me permasa 4X4, me shufra inoksi, te cilat perthyejne realitetin urban.Nga brenda do te jete nje hapesire boshe, vetem me nje kompjuter brenda saj. Fakti qe kjo shtepi quhet mesdhetare vjen sipas arkitekteve si nje mesdhe kontraditor i gjendur mes paradoksit nga njera ane te shtepive stereheza qe gjendet lehte ne Air BnB dhe nga ana tjeter te refugjateve qe nuk i strehon askush. Arkitekti ka zgjedhur te provokoje qe ne fillim me projektin e tij te prezantuar ne Bienalen e Mesdheut 18. “Mediterranean Home 0.0” po ze vend ne hapesiren e sheshit “Avni Rustemi” dhe do te kthehet ne nje atraksion te ri ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *