Turqia optimiste per shifrat ne turizem kete vit.

Turqia optimiste per shifrat ne turizem kete vit.

Like
37
0
Thursday, 12 October 2017
Travel News

Prezenca e turisteve ne Turqi kete vit ka bere shume optimiste autoritetet vendase. Ne eventin e fundit turistik nderkombetar te organizuar ne Rimini, TTG Incontri , Turqia e perfaqsuar nga Zyra e Kultures dhe Informacionit per Turizmin theksoi se mbi 35 milione turiste pritet te mbyllin kete vit ne vend nderkohe shpresat jane te medha edhe per vitin tjeter qe do te shenoje nje tjeter rekord ne turizem. Vec sezonit veror qe solli dhe fluksin me te madh te tyre pritet qe edhe 3 mujat e fundit te 2017 te sjellin nje rritje me 4% me shume te numrit te vizitoreve ne Turqi.

——————————————-

Vera e ketij viti ne Abu Dhabi ka shenuar tendence te re ne turizem duke sjelle nje numer te konsiduerueshem turistesh. Shefi ekzekutiv i departamentit te kultures dhe turizmit ne kryeqytetin e Emirateve tha se ka pasur nje fluks vizitoresh vendas dhe nderkombetar ndryshe nga cdo sezon tjeter veror. Turistet kane mundur te qendrojne ne me shume se 166 struktura pritese dhe vetem gjate muajit gusht numri i tyre ka kaluar mbi 500 mije , nje rritje me 13% me shumes e nje vit me pare.

——————————————-

Amsterdami vijon me masat per te frenuar turizmin masiv. Autoritetet vendase kane vendosur te mos lejojne dyqanet e shitjes se ushqimeve te shpejta dhe picave ne qender te qytetit. Vec vendosjes se nje takse prej 10 eurosh nata ne hotelet e vendit kjo mase e re pritet te frenoje rritjen e pazakonte te numrit te turisteve ne kryeqytetin holandez qe kete vit ka pasur nje rritje te numrit te turisteve me 6% me shume se nje vit me pare.

——————————————–

Ndotja e ajrit vazhdon te shkaktoje me shume se 500 000 te vdekur ne vit ne kontinentin evropian pavaresisht nje permiresimi te lehte. Te dhenat i ka sjelle Agjencia Evropiane e Mjedisit ne raportin e saj vjetor. Sipas kesaj agjencie eshte inkurajues fakti se shume qeveri evropiane, mbrojne shendetin e personave duke permiresuar cilesine e ajrit megjithate masat duhet te kene shtrirje me te gjere.Ndotja atmosferike mbetet ende shkaku kryesor mjedisor per vdekjen e parakohshme ne kontinent qe jane te lidhura drejtperdrejt me mikrobet e pranishme ne ajer, grimca mikroskopike te gjeneruara kryesisht nga djegja e lendeve djegese fosile dhe e konsideruar si e demshme nga Organizata Boterore e Shendetesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *