Nis sot projekti i biletarive elektronike ne sitet e trashegimise ne vend.

Nis sot projekti i biletarive elektronike ne sitet e trashegimise ne vend.

Like
18
0
Tuesday, 10 October 2017
Travel News

Projekti i Biletarive Elektronike per 6 sitet e trashegimise me te vizituara ne vend do te perurohet sot ne ambientet e Ministrise se Kultures. Ky projekt eshte nje financim prej 512,500 dollaresh i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim ne bashkepunim me Ministrine e Kultures dhe institucionet ne varesi te saj. Implementimi i projektit eshte bere ne Kalane e Beratit; Muzeun Kombetar Ikonografik “Onufri” Berat; Muzeun Kombetar “Skenderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Kruje; Kalane e Gjirokastres dhe Parkun Arkeologjik, Apoloni. Qellimi kryesor prezantimit te biletarive elektronike eshte rritja e transparences ne mbledhjen e te ardhurave nga shitja e biletave ne qendrat e trashegimise kulturore dhe forcimi i kapaciteteve ne stafet e ketyre siteve.Biletarite jane te lidhura me nje server qendror te vendosur ne Ministrine e Kultures ku çdo shitje bilete regjistrohet ne kohe reale. Ne vazhdim projekti parashikon suport teknik tre vjeçar deri ne 2020 dhe potencialisht mund te zgjerohet ne sitet e tjera te trashegimise ne vend.

———————————————

Gazetar dhe vizitor nga Turqia, u njohen se fundmi me vendin tone duke organizuar dhe mundesuar nje reportazh turistik prej 45 minutash qe u transmetua ne Televizionin Publik Turk. Emisioni i mirenjohur qe i kushtohet udhetimeve neper bote kete radhe perzgjodhi Shqiperine si nje destinacion terheqes per tu zbuluar. Udhetimi u perqendrua te historia, natyra dhe kultura e Shqiperise duke vizituar Beratin , Parkun Kombetar te Llogarase , Plazhin e Dhermiut , Saranden , Parkun Kombetar te Butrintit , Gjirokastren dhe Tirane. Kjo vizite u be e mundur nga bashkepunimi i Agjencise Kombetare te Turizmit dhe kompanise ajrore Turkish Airlines dhe eshte nder hapat e radhes sa i takon bashkepunimit midis dy vendeve ne fushen e turizmit.

———————————————

Drejtori Ekzekutiv i kompanise TUI Fritz Joussen ka zhvilluar nje takim me kryeministrin grek ne Athine, ku kane konfirmuar partneritetin e tyre strategjik ne favor te turizmit. Greqia eshte interesuar per projekte te reja hotelerie dhe me shume vizita nga anijet turistike. Numri i vizitoreve kete vere ne Greqi u rrit me gati 10 per qind duke arritur ne 2.5 milione. Si rezultat, Greqia eshte destinacioni i dyte me i rendesishem pas Spanjes ne Grupin TUI.Ky i fundit po vazhdon te investoje ne mbare boten ne sektorin e hotelerise, vendpushimeve, linjave te lundrimit dhe kjo do te perfshije edhe Greqine.Ishulli i Kretes eshte planifikuar te zhvillohet si nje vitrine per furnizim te qendrueshme ne pushime. Projekti po perfshin gjithnje e me shume produkte vendase, ku po marrin pjese 200 kompani lokale qe jane prodhuese te ullinjve dhe veres ne kete ishull.

———————————————

Moti i qendrueshem gjate muajve te veres ka bere te mundur qe te rriten vizitoret ne Zvicer. Gjate sezonit qe sapo lame pas, ne hotelet ne Zvicer jane regjistruar 12 milione turiste, qe eshte per 6 per qind me shume se ne periudhen e njejte te nje viti me pare. Siç ben te ditur Zyra Federale per Statistike ne nje njoftim te saj, rritja e numrit te vizitoreve ka te beje me se shumti me ardhjen e turisteve nga SHBA. Po keshtu, rritja vjen dhe nga trendi i pervitshem i turisteve nga Gjermania, te cilet perbejne numrin me te madh te turisteve qe vizitojne Zvicren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *