Turizmi kulturor , mundesi zhvillimi ekonomik ne Shqiperi.

Turizmi kulturor , mundesi zhvillimi ekonomik ne Shqiperi.

Like
18
0
Thursday, 05 October 2017
Travel News

Edhe pse ky vit ende nuk eshte mbyllur deri me tani rezultatet sa i perket turizmit kulturore jane mbreslenese. Shqiperia po ben perpjekje maksimale qe vendet dhe monumentet e trashegimise t’i perdore si mundesi per zhvillim ekonomik te qendrueshem, duke promovuar edhe destinacione te reja, duke nxitur produkte turistike shtese te komuniteteve lokale rreth ketyre zonave te mbrojtura dhe duke ndihmuar me financime. Deri me tani numri i vizitoreve ne muze, site dhe monumente kulturore u rrit me 17.5% me shume se nje vit me pare.

——————————————-

Turizmi konfirmohet edhe nje here si nje nder sektoret ekonomike me rezistente ne planet. Bilancin e fundit e jep Organizata Boteror e Turizmit qe nepermjet Barometrit te Turizmit Boteror ka treguar se ka patur nje rritje me 4% te udhetimeve ne bote nga muaji janar deri ne gusht te ketij viti, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. E shprehur ne shifra kane qene plot 750 milione turiste qe kane vizituar destinacione te ndryshme te botes. Kontinenti qe ka patur me shume sukses ka qene ai aziatik ndjekur nga Europa dhe Amerika e Veriut.

——————————————–

Sofja eshte futur ne vendet me ritmin me te shpejte te rritjes se vizitoreve vitet e fundit ne Europe. Pas Londres Parisit dhe Barcelones qe njihen si destinacionet me numrin me te larte te turisteve ne kontinent edhe disa destinacione ballkanike si Sofja po shenojne rezultate surprizuese. Vleresimi u be pas nje studimi te Marstercard. Indeksi i Global Mastercard per qytetet me te vizituara eshte me shume se nje klasifikim i 132 vendeve me te pelqyera per te udhetuar. Numri total i vizitoreve ne kryeqytetin bullgar per vitin 2016 ishte 1.2 milione. Rritja e turisteve te huaj kete vit vleresohet me me shume se 18% ne krahasim me nje vit me pare.

———————————————

Egjipti pret te arrije objektivin e 25 milione turisteve ne vit. Kjo ka qene deklarata e fundit e ministrit te turizmit ne Egjipt qe eshte shprehur se vendi po ecen me hapa te sigurta ne sektorin turistik. Sipas ministrit vendi eshte gati te prese turistet nga e gjithe bota per te vizituar bukurite natyrore e sitet arkeologjike te vendit. Deri ne vitin 2018 Egjipti pret te ardhura mbi 20 miliard dollare ne sektorin turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *