Ministri i Turizmit vlereson dimensionin e turizmit historik me rastin e “Vitit te Skenderbeut”.

Ministri i Turizmit vlereson dimensionin e turizmit historik me rastin e “Vitit te Skenderbeut”.

Like
38
0
Thursday, 28 September 2017
Travel News

Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se 2018-ta, i shpallur si viti i Skenderbeut, eshte gjithashtu nje moment per te rritur dimensionin e turizmit historik. Ngjarje te shenuara historike, vende apo personalitete te historise shqiptare do te jene pjese e paketes se asaj qe ofron Shqiperia per vizitoret e huaj gjate vitit te ardhshem. Ministri Klosi deklaroi se turizmi shqiptar do te kthehet ne industrine kryesore te ekonomise se vendit, duke i dhene fund njehere e pergjithmone edhe asaj qe ka qene nje nga faktoret me frenues te rritjes se turizmit, cilesise se mjedisit. Ai tha se turizmi shqiptar do te shihet ne nje tjeter qasje. Pavaresisht rritjes se shifrave te turizmit, ku 2017 shenoi 6 per qind me shume vizitore se nje vit me pare, Klosi deklaroi se beteja me turizmin nuk do te jete ajo e statistikave, por ajo e cilesise se turisteve dhe parave te shpenzuara ne Shqiperi.

—————————————-

Viti 2017 ka rezultuar nje vit rritjeje per Turqine jo vetem ne ekonomi, por edhe ne turizem. Presidenti i Shoqates se Hoteliereve dhe Operatoreve Turistike te Mesdheut theksoi se turizmi eshte tashme nje sektor shume i rendesishem ne te gjithe boten dhe ne vecanti arritjet e Turqise ne sektorin turistik po tregohen si nje histori suksesi anembane globit. Aktualisht Turqia renditet ne vendin e 6-te nder vendet qe presin me shume turiste te huaj ne bote. Sipas autoriteteve ne vitet 2018 dhe 2019 do te arrihet niveli i 40 milione turisteve te huaj ne Turqi nderkohe objektivi i vendit per vitin 2023 ne turizem eshte 50 milione turiste te huaj dhe 50 miliarde dollare te ardhura nga ky sektor.

—————————————–

Brenda vitit 2018 ne Gjermani do te inagurohen 210 struktura te reja hoteliere per pritjen e turisteve gjithnje e ne rritje ne kete destinacion. 8 prej ketyre strukturave do te jene te pozicionuara ne Berlin, duke ofruar mbi 2500 dhoma per vizitoret. Sipas te dhenave nga autoritetet e turizmit ne Gjermani nga janari ne gusht vendi ka patur mbi 145 milione prenotime dhe prezencen e 30 milione turisteve qe shenojne nje rritje me 7% me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. Rajoni me i preferuar per vizita mbetet Bavaria.

—————————————–

Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria e Tregtise dhe Industrise, ne Kosove kane mbajtur se fundmi konferencen “Diplomacia dhe Turizmi”. Qellim paresor i ketij takimi me profesioniste te turizmit ne Kosove ishte vetedijesimi per rendesine e turizmit ne ekonomine e vendit. Sipas ministrit te tregtise , Kosova synin te anetaresohet ne Organizaten Boterore te Turizmit dhe vendi mund te perdor turizmin si sektorin me potencial per zhvillim ekonomik. Aktualisht kjo ministri eshte duke i kushtuar kohe dhe perkushtim zhvillimit te sektorit te turizmit, ku nje nder prioritetet eshte rifunksionalizimi i zyres se turizmit duke bere te mundur promovimin e ketij sektori akoma dhe me shume.

——————————————

Europa mbetet destinacioni me i preferuar i turisteve amerikane edhe per kete sezon te vjeshtes. Sipas Komisionit te Udhetimeve ne Europe raporti i fundit Trans Atlantik tregon se mbi 1.5 milione turiste amerikan pritet te udhetojne drejt Europes gjate muajve te vjeshtes. Edhe gjate muajve te veres shifrat e amerikaneve ne destinacionet europiane kane qene te larta duke shenuar rritje prej 8% ne krahasim me nje vit me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *