Amfiteatri i Liqenit Artificial hapet se shpejti per publikun!
Written by rt on 18/04/2018
Amfiteatri i Liqenit Artificial hapet se shpejti per publikun!
Amfiteatri ne zonen e Liqenit Artificial tashme ka marre identitetin e merituar dhe se shpejti do te jete i hapur per te gjithe kryeqytetasit. Lajmi eshte dhene nga kryetari i bashkise se Tiranes per te gjithe artdashesit. Ne 2017, Bashkia e Tiranes ka miratuar fondin per ta rikthyer kete amfiteater, ne nje pol te fuqishem artistik ne kete pjese te preferuar te kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua per t’i dhene vlere çdo shfaqjeje qe do te jepet per publikun.