Shqiperia permireson indekset e zhvillimit turistik kete vit.

Shqiperia permireson indekset e zhvillimit turistik kete vit.

Like
40
0
Monday, 11 September 2017
Travel News

Shqiperia eshte permiresuar me +8 vende renditjen e pergjithshme ne raportin e fundit te World Economic Forum per Konkurrueshmerine Globale ne Udhetim e Turizem. Lajmin e ka bere te ditur edhe Kryeministri I vendit i cili eshte shprehur se, “nder indikatoret e permiresuar ndjeshem spikat rritja me +25 vende ne fushen e Sigurise, ku kete vit renditemi ne vendin e 45-te nder 136 ekonomite boterore te vleresuara ne raport. Sa i perket turizmit sipas raporti numri I mberritjeve nderkombetare ne vend ka rritur kete vit ne 3.7 milione. Te ardhurat nga turiszmi vleresohen 1.5 miliard dollare nderkohe qe numri I te punesuarve ne sektorin turistik arrin ne 51 mije.

—————————————–

Plot 14 mije turiste kane vizituar Parkun e Apolonise gjate veres se ketij viti, ndersa vetem gjate muajit gusht, ai eshte vizituar nga me shume se 6 mije turiste.Restaurimet e koheve te fundit dhe zbulimet e reja kane bere qe Parku Arkeologjik i Apolonise te zgjoje interes te madh te turistet, duke u vizituar çdo dite nga dhjetera te tille nga vende te ndryshme te Europes.Pjesa e muzeut eshte veçanerisht me e frekuentuar, pas restaurimeve qe jane bere gjate muajve te fundit. Sipas drejtorit te Parkut Arkeologjik, nje interesim te madh ka pasur per rihapjen e portikut me statuja dhe mozaikut qe ndodhet brenda ne muze.

—————————————–

Shqiperia renditet nga Culture Trip si nje destinacion ideal per tu vizituar kete periudhe. Me sezonin qe po vjen drejt fundit, shtatori konsiderohet si muaji me i mire per te udhetuar, veçanerisht ne Europe, per sa I perket tureve kulturor. Culture Trip ka bere nje renditje per vendet qe jane me te mirat dhe me te lirat per tu vizituar kete periudhe. Shqiperia vleresohet per bukurite natyrore, qytetet kulturore dhe cmimet e leverdisshme. Pjese e listes se sugjeruar vec Shqiperise jane edhe Meksiko City, Sofja, Kartagjena, Tunizia, Manila, Antalia dhe Havana.

—————————————–

Kete sezon rezervimet per pushimet e veres jashte vendit nga ana e turisteve europiane jane rritur ne krahasim me nje vit me pare. Te dhenat i sjelle operatori turistik qe operon ne Europe TUI Travel qe thekson nje rritje me 4% te numrit te rezervimeve dhe me 8% te fitimeve ne krahasim me sezonin veror 2016. Sipas operatorit destinacionet me te preferuara nga turistet europiane por jo vetem per kete vere kane qene Greqia, Spanja, Qipro dhe Karaibet.

—————————————–

Bullgaria regjistron shifra rekord turistesh kete vit. Vendi krenohet qe ka pritur 5 milione vizitore te huaj nga periudha janar-korrik, ne rritje me 7,2 per qind ne nje vit. Te ardhurat nga turizmi perbejne rreth 13 per qind te PBB ne kete shtet, i konsideruar si nje nga destinacionet me pak te shtrenjta ne Evrope, kryesisht i frekuentuar nga gjermanet, ruset, dhe britaniket. Kete vit iniciativat e ministrise se turizmit per promovimin e vendit dhe vleresimin e tuisteve kane dhene frytet e tyre per zhvillimin e sektorit turistik ne Bullgari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *