Hapet sot “Unaza e Madhe” ne Tirane.

Hapet sot “Unaza e Madhe” ne Tirane.

Like
91
0
Saturday, 09 September 2017
Travel News

Bashkia e Tiranes hapi sot per automjetet segmentin e Unazes se Madhe qe lidh zonen e “Pallatit me Shigjeta” me Farken, duke zgjidhur problemin e trafikut te makinave qe vijne nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati ne drejtim te qendres, si dhe te atyre qe udhetojne drejt juglindjes. Investimi vjen perpara fillimit te vitit te ri shkollor 2017-2018. Kryetari i Bashkise se Tiranes, ne menyre simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rruge qarkullimit te automjeteve ne kete segment teper te rendesishem. Veliaj u beri thirrje qytetareve qe te zgjedhin kete segment te ri, çka ul qarkullimin e automjeteve ne qender te Tiranes. Me nje gjatesi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike eshte e kategorise A2 e pershtatur per zona urbane me rruge kryesore, rruge paralele dhe e konceptuar si rruge shpejtesie me 12 hyrje-dalje te disiplinuara.

——————————————

Gjashte muajt e pare te ketij viti kane sjelle nje sukses ne industrine nderkombetare te turizmit i cili nuk arrihej qe prej vitit 2010. Sipas te dhenave te fundit te Organizates Boterore te Turizmit nga janari ne qershor jane regjistruar plot 36 milione turiste me shume ne bote. Numri i vizitoreve nderkombetare e kete periudhe arriti ne 598 milione. Rritja me e madhe e turisteve eshte shenuar ne Europe me 8% me shume se viti i kaluar duke deshmuar se kontinenti mbetete destinacioni me i preferuar turistik edhe per kete vit.

——————————————-

Aksioni antiinformalitet, i cili sapo ka perfunduar ne zonat turistike, duket se ka dhene rezultatet pozitive si ne te ardhurat ne buxhetin e shtetit, ashtu edhe ne formalizimin e bizneseve.Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve, deklaroi se fundmi se gjate kontrolleve te bera ne zonat turistike pati nje efekt prej 5.4 milione leke shtese ne xhiron e deklaruar, si dhe ndryshuan pergjegjesi tatimore mbi 1 mije biznese.Gjate kesaj periudhe jane monitoruar dhe kontrolluar ne territor me shume 6 mije tatimpagues, ku 36 per qind te numrit jane te penalizuar.Kte vit jane leshuar mbi 2 milione kupona me shume ne zonat turistike ne krahasim me nje vit me pare.

——————————————–

Uragani Irma po mesyn tashme mbi Kuben, me erera te fuqishme dhe reshje te dendura, pasi shkaterroi disa ishuj te Karaibeve. Stuhia e kategorise se peste zbarkoi ne Arkipelagun Kamaguej ne bregun veri-lindor, duke kercenuar qytetet bregdetare dhe fshatrat perreth.Per Kuben, kjo eshte hera e pare ne dekada qe nje uragan kaq i fuqishem godet ishullin.Sipas Qendres Kombetare te Uraganeve ne Shtetet e Bashkuara, Irma solli erera qe arrinin nje shpejtesi deri ne 257 km/h. Pritet qe Kuba te perjetoje permbytje dhe erera te furishme ne shume zona te populluara. Te pakten 20 persona perqark Karaibeve dihet se kane humbur jeten deri me tani per shkak te shkaterrimit te sjelle nga Irma. Bahamasi ka mundur t’i shpetoje mesymjes se uraganit qe te dielen pritet te godase Floriden.Rreth 5,6 milione personave atje, i eshte kerkuar te largohen nderkohe qe stuhia afrohet nderkohe qindra mijera persona kane marre rruget dhe jane drejtuar drejt pjeses veriore te Florides per t’i shpetuar uraganit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *