Kjo vere sjell sukses per turizmin turk.

Kjo vere sjell sukses per turizmin turk.

Like
76
0
Thursday, 07 September 2017
Travel News

Vera e ketij viti solli rritjen pozitive ne turizmin turk , aq te pritur nga autoritetet vendase te turizmit. Sipas te dhenave te bera me dije nga enti I turizmit ne Turqi, vetem gjate muajit korrik numri I turisteve te huaj u rrit me thuajse 50% me shume se nje vit me pare duke arritur ne afro 6 milione. Nje stimul per kete ka dhene sipas eksperteve permiresimi i maredhenieve midis Moskes dhe Ankarase qe coi me pas ne nje rritje te theksuar te turisteve ruse ne Turqi. Turizmi kontriunon ne Turqi me 30 miliard dollare ne prodhimin e brendshem bruto. Ky vit pritet te mbyllet me rreth 40 milione turiste per Turqine.

————————————

Bashkia e Beratit, ne bashkepunim me kompanine prestigjoze gjermane “Global Limits” do te organizojne per here te pare ne Shqiperi, aktivitetin “The hidden treasure”, nje event vrapi 220 km, ne terren te veshtire. Ky aktivitet do te nise ne qytetin e Beratit ne daten 10 shtator dhe pas 6 ditesh garim do te perfundoje ne qytetin antik te Butrintit.Eshte perzgjedhur ky itinerar per te promovuar sa me shume bukurite natyrore te Shqiperise, si dhe vlerat e trashegimise kulturore, duke pasur parasysh ketu ndjeshmerine qe kane pjesemarresit e gares per trashegimine kulturore te vendeve ku zhvillohet aktiviteti.Pjesemarresit do te jene 70 vrapues te cilet vijne nga kontinente te ndryshme te cilet me pas do te kthehen ne promotore te turizmit shqiptar.

————————————

Turizmi i lundrimit ne Greqi duket se do te kete rreth 770,000 vizitore me pak kete vit. Vleresimet nga Shoqata e Pronareve te Anijeve te Lundrimit tregojne se numri i njerezve qe zgjedhin nje pushim lundrimi ne detet greke kete vit ishte rreth 4.4 milione, kundrejt 5.2 milione ne 2016, me nje renie prej rreth 15 per qind. Numri i anijeve turistike qe vizitojne portet greke ra ne 3,260 nga 4,290 vitin e kaluar. Megjithate ka disa shenja inkurajuese nga tregu amerikan, pasi sektori po promovon destinacionet greke ne panaire nderkombetare kete jave.

———————————–

Bullgaria dhe Greqia nenshkruan nje memorandum per zhvillimin e rruges hekurudhore Selanik -Kavala-Alexandroupolis-Burgas-Varna-Rousse qe do te lidh dy vendet dhe jo vetem.Projekti gjithashtu parashikon te lidhe Danubin, Detin e Zi dhe Detin e Egjeut me nje korridor me te shpejte hekurudhor dhe zhvillimin e portit.Ai pritet te terheqe investitore te medhenj nga Lindja e Mesme, Kina, Rusia dhe tregje te tjera te rendesishme.

————————————

Shoqata e Atraksioneve tematike te argetimit ne bote zbulon dhjete muzete me te vizituar ne bote sipas nje analize statistikore te numrit te frekuentimeve te regjistruara vitin e kaluar.Indeksi perfaqeson nje numer total prej 107,8 milione vizitoresh, me nje rritje prej 1,3 milione personash krahasuar me rezultatet e vitit te kaluar. Pjesemarrja u rrit me 1,2 per qind.Ne renditje dominojne muzete ne Europe, Ameriken e Veriut dhe Azise si dhjete vendet me te vizituara. Duke regjistruar 7,500,050 vizitore, Muzeu Kombetar i Kines renditet ne vend te pare, me nje rritje prej 3,6% krahasuar me vitin e kaluar. Pas tij pason Muzeu Kombetar Ajror dhe i Hapesires, Uashington DC; Luvri, Paris; Muzeu Kombetar i Historise Natyrore, Uashington DC; Muzeu Metropolitan i Artit ne Nju Jork; Muzeu Britanik, Londer ; Muzeu i Teknologjise dhe Shkences, Shangai; Galeria Kombetare, Londer; Muzeu i Vatikanit dhe Tate Modern, Londer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *