PE: Europa duhet te beje me shume per turizmin.

PE: Europa duhet te beje me shume per turizmin.

Like
25
0
Wednesday, 06 September 2017
Travel News

Turizmi eshte nje nder sektoret per te cilet unioni europian duhet te beje me shume. Kjo ishte nje prej deklaratave qe presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani ka bere se fundmi ne lidhje me industrine. Nje prej gabimeve me te medha te institucioneve europiane sipas tij eshte qe nuk eshte prezantuar ende nje reforme e perbashket per te hapur portat e fluksit te madh te turisteve qe vijne per te vizituar kontinentin. Tajan thekson se nevojiten polotika te periudhes afatgjate per te terhequr amerikanet dhe aziatiket ne Europe pasi ata perbajne nje potencial te madh per kontinentin. Sipas tij duhet te punohet me shume nga ana e shteteve europiane per te promovuar dhe zhvilluar turizmin e tyre.

——————————————-

Porti Detar i Vlores ka pasur nje fluks te konsiderueshem te udhetareve gjate sezonit turistik.Nje pjese e madhe e personave qe kane hyre kane qene shtetas te huaj kryesisht italiane, dhe pjesa tjeter emigrante qe kane zgjedhur vendin tone per te kaluar pushimet.Drejtori i Portit te Vlores tha se kete sezon ka pasur 1500 persona me shume qe kane hyre nepermjet Portit te Vlores ne krahasim me nje vit me pare.

——————————————-

Pas Brexit ata qe do te duan te udhetojne drejt Britanise se Madhe do te duhet te paraqesin pasaporten. Kjo mase e cila eshte bere publike nga The Guardian eshte pjese e nje dokumenti sekret te qeverise angleze mbi emigracionin qe eshte hartuar ne gusht te ketij viti. Kjo do te thote se Brexit do te beje qe qytetaret e unionit europian perfshire edhe turistet qe duan te udhetojne drejt Britanise te paraqesin ne kontrollin kufitar edhe pasaporten pasi karta e identitetit e vlefshme aktualisht nuk do te mjaftoje. Dokumenti sugjeron nder te tjera edhe prezantimine nje sistemi per leje te perkohshme biometrike qendrimi per te gjithe qytetaret e Unionit Europian qe deshirojne te qendrojne per disa kohe ne Britani.

——————————————–

Data zyrtare e hapjes se muzeut Luver Abu Dhabi tashme eshte publikuar dhe ajo eshte 11 nentori i ketij viti. Projektuar per te qene nje qytet muze nga arkitekti Jean Nouvel Luver Abu Dhabi mbulohet nga nje kupole e gjate 180 metra. Sipas presidentit te autoritetet te kultures dhe turizmit ne Abu Dhabi, ky muze misheron bindjen e ketij autoriteti se kombet zhvillohen duke pranuar diversitetin. Muzeu do te kete 12 galeri kronologjike dhe tematike. Piktura e vepra arti klasike dhe moderne te cilat ashtu si dhe ne Paris, do ta bejne Luver Abu Dhabin nje nder atraksionet me te medha turistike ne bote.

———————————————

“Plazhet e virgjera, liqenet e thella dhe keshtjellat ne Skoci jane vleresuar se fundmi nder peizazhet me te bukura qe mund te shihni ne bote.Fale ketyre dhe veçantive te tjera, Skocia eshte zgjedhur nga Rough Guide dhe lexuesit e saj “Vendi me i bukur ne planet”.Pas saj renditen Kanadaja dhe Zelanda e Re. Klasifikimi vijon me Italine, Afriken e Jugut, Indonezine, Islanden dhe Shtetet e Bashkuara. Drejtori ekzekutiv i VisitScotland, zyres kombetare te turizmit ne Skoci tha se zgjedhja e Skocise si vendi me i bukur ne bote do te rrise edhe me shume numrin e vizitoreve.

———————————————

Egjipti ben nje hap perpara drejt arritjes se objektivit per pritjen e 8 milione turisteve brenda ketij viti. Sa i perket fluksit inbound kjo vere ka qene teper inkurajuese. Nderkohe ne 7 muajt e pare te vitit fitimet nga prurjet turistike kane arritur ne 3.5 miliard dollare, nje rritje treshifrore ne krahasim me vitin e kaluar. Edhe numri i turisteve ka perbere nje sukses pasi 4.3 milione prej tyre kane mbyllur periudhen janar korrik. Turistet arabe dhe europiane kane qene ate me numrin me te larte ne Egjipt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *