Kjo fundjave sjell fluks turistesh ne pikat kufitare.

Kjo fundjave sjell fluks turistesh ne pikat kufitare.

Like
105
0
Saturday, 05 August 2017
Travel News

Nisja e gushtit, muajit te pushimeve, ka bere qe dogana e Morinit ne Kukes te perballet gati çdo dite me fluks levizjesh. Kjo fundjave ka shenuar edhe numrin me te madh te automjeteve e pushueseve nga Kosova e Maqedonia, per kete sezon qe kane kaluar Morinin. Piku i fluksit arrin ne oren kater te mengjesit dhe deri ne oren shtate , orar ne te cilin kane kaluar neper Morine sot 11 mije qytetare e mijera autovetrura sikunder dhjetera autobuze te shoqerive turistike. Qytetaret e Kosoves e Maqedonise e kane kthyer ne destinacion te pervitshem bregdetin shqiptar. Vetem ne kater ditet e para te muajit gusht ne hyrje jane shenuar mbi 60 mije persona me 7 mije automjete te vogela si dhe rmbi 100 autobuze. Per korrikun numri i hyrjeve nga Kosova ne Shqiperi ka shenuar shifren mbi 1.2 milione personave dhe afro 400 mije automjete.

—————————————–

Statistikat e nxjerra nga AdZM Shkoder, vleresojne se Parku Kombetar i Thethit ka qene teper i vizitueshem kete sezon veror.Vizitoret kane qene vendas, te ardhur nga Kosova, por edhe nga mbare Europa kryesisht ajo Lindore.Turiste te shumte kane ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara. Specialistet e AdZM-se se Shkodres kane qene te gatshem te shoqerojne te ardhurit ne vendet me piktoreske dhe me te veshtira per tu arritur, kryesisht nga ata vizitore qe pelqejne aventuren.

—————————————–

Industria e turizmit vleresohet si mjaft premtuese dhe parashikimet flasin per rritje me dy shifra. Visa ka hartuar nje raport se si do te jete ecuria e industrise ne dhjete vitet e ardshme. Sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit parashikohet te arrije ne 1.8 miliarde pergjate 10 viteve te ardhshme numri I pergjithshem I turisteve. Edhe shpenzimet e turisteve parashikohet te rriten. Deri ne 2025-en udhetimet rreth botes do te riten ne menyre dramatike dhe te ardhurat pritet te arrijne ne 1.5 trilirde dollare.

—————————————–

Ministria e Turizmit ne Greqi konfirmon edhe nje here ne kete fillim gushti impaktin qe kane lene vizitoret e huaj ne turizmin grek kete sezon. Shifrat kete vit prekin nje rekord te ri. Qe prej fillimit te vitit e deri ne muajin qershor shifrat e turisteve nderkombetare ne Greqi jane rritur me 4.4 % me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare nderkohe qe vetem per tre muajt e fundit flitet per nje rritje me 7% me shume se sezoni veror 2016. Sipas ministrise greke te turizmit deri ne fund te vitit pritet te pushojne ne Greqi me shume se 32 milione turiste te huaj dhe vlera e fitimeve te arrije ne 20 miliarde euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *