Rritet numri i vizitoreve ne muzeumet e Tiranes.

Rritet numri i vizitoreve ne muzeumet e Tiranes.

Like
25
0
Friday, 04 August 2017
Travel News

Numri i vizitoreve vendas dhe te huaj ne muzeume dhe atraksione kulturore ne kryeqytet ka qene I larte kete sezon veror. Megjithe temperaturat e larta duket se vizitoret nuk kane lene pas dore artin dhe kulturen ne Tirane. Sipas te dhenave nga perfaqsues te Muzeut Historik Kombetar ne periudhen maj korrik muzeu eshte vizituar nga 6400 vizitore ne pavijonet e tij. Galeria KOmbetare e Arteve nga ana tjeter ka pasur 6650 vizitore nga te cilet 70% te huaj. Ndersa muzeu me I ri qe I eshte shtuar Tiranes , Shtepia e Gjetheve ka ngjallur kureshtjen e 3200 vizitoreve.

———————————————

Autoritetet italiane te turizmit bashkepunojne se fundmi me investitore nga Katari per te zhvilluar akoma me shume turizmin ne jug te vendit. Se fundmi eshte arritur nje marreveshje midis paleve per investimin nga ana a e Katarit te nje shume prej 110 milione eurosh qe do te shkojne pikerisht per zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne Costa Smeralda, nje nder perlat bregdetare te Sardenjes. Investimi synon ndertimin e ekoresorteve me 5 yje qe do te terheqin me shume turiste ne kete zone por gjithashtu mbrojtjen e mjedisit. Investimi do te shtrihet ne nje har kohor prej 5 vitesh dhe do te jete nje nder me te medhenjte e bere ndonjehere ne jug te Italise.

———————————————-

Nje rrjet tunelesh me siperfaqe mbi 28 mije metrash katrore qe kane sherbyer si vendstrehim gjate periudhes se Luftes se Dyte Boteror do te kthehen ne atraksionet me te reja turistike te Maltes. Autoritetet e vendit ne perpjekje per te zhvilluar turizmin kulturor dhe historik ne vend kane menduar te hapin per publikun keto tunele qe ndodhen poshte kopshteve Barraka ne kryeqytetin maltez , Valetta. Te braktisur nga ushtaraket angleze ne 1979 tunelet kane mbetur te paperdoru per 40 vjet.

———————————————–

Dubai arrin nje rekord te ri ne industrine e turizmit. Vetem per pjesen e pare te vitit mbi 8 milione turiste kane vizituar Dubain , nje shifer e vendosur per here te pare ne kete Emirat. Ne krahasim me gjysmen e pare te vitit qe shkoi kjo perben nje rritje me 10.6% me shume. Dubai synon te arrije 20 milione turiste brenda vitit 2020 dhe me keto ritme autoritetet vendase jane optimiste se do te permbushin objektivat.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *