Shtohet numri i jahteve ne portin e Durresit.

Shtohet numri i jahteve ne portin e Durresit.

Like
20
0
Thursday, 03 August 2017
Travel News

Trafiku portual i jahteve turistike ne Durres parashikohet te jete i ngarkuar kete muaj te fundit te sezonit veror.Vetem gjate korrikut ne kalatat e terminalit perendimor te portit, perveç anijeve tregtare jane ankoruar edhe 42 jahte turistike te madhesive te ndryshme. Sipas te dhenave nga Sektori i Statistikave prane Autoritetit Portual te Durresit, numri i jahteve qe kane mberritur ne port gjate kesaj periudhe eshte me i larte sesa ai i shenuar ne te njejten periudhe te vitit 2016. Gjate periudhes janar-korrik numri i jahteve te ankoruara ne portin me te madh te vendit ka arritur ne 154, me nje kohe qendrimi qe varion nga 4-5 ore deri ne nje jave. Gjate viteve te fundit ne portin me te madh te vendit jane ankoruar mesatarisht 220 jahte turistike ne vit dhe shumica e pronareve dhe pushuesve qe levizin me to kane zbritur dhe vizituar qytetin antik te Durresit dhe periferine e tij.

————————————————

Antalia eshte percaktuar per kete vit si qyteti i pare turk per argetimin. Antalia njihet per ardhjen e turisteve te huaj, me me shume se 10 milione vizitore qe popullojne çdo vit hotelet, bejne shopping dhe shijojne specialitetet vendase si dhe bregdetin. Me nje milion banore, qe dyfishohen ne muajt e veres, Antalia eshte nje qytet qe rritet dhe zhvillohet. Kjo per merite mbi te gjitha te turizmit, qe prej rreth 20 vjetesh, fale detit te paster, mirepret turiste nga e gjithe bota me çmime te leverdishme, duke e bere nje nder destinacionet me te dashura te Turqise. Kete vit hotelieret theksojne nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve ne krahasim me vitin e kaluar. Turistet me te shumte mbeten ata ruse, britanike dhe gjermane. Nderkohe nje perqidnje te konsiderueshme perbejne edhe turistet shqiptare qe kete vit kane zgjedhur ne mase destinacionin Antalia.

————————————————

Per te tretin vit radhazi Italia prezanton shifra pozitive ne turizem teksa bashkepunimi per provimin e sektorit te turizmit vijon me UNIcredit dhe Shoqates se Turizmit ne Itali. Te dhenat tregojne se ne pjesen e pare te ketij viti mbi 40 milione vizitore udhetuan ne Itali , nje perqidnje e konsiderueshme e te cileve te huaj. Kjo perben nje rritje me 6% me shume se nje vit me pare. Rritja I dedikohet jo vetem atraksioneve dhe kultures italiane por edhe faktit qe vendi fqinj eshte etiketuar nder me te sigurtit ne Europe.

————————————————-

Brazili do te perqendroje zhvillimin e sektorit turistik tek futbolli dhe muzeumet dedikuar ketij sporti. Sipas te dhenave te berea te ditura nga Ministria e Turizmit ne kete destinacion muzeumet dedikuar skuadrave te futbollit por edhe stadiumet jane nder me te vizituarit nga turistete huaj. Brazili pritet tambylle 2017 me me shume se 10 milione turiste.

————————————————–

Kina do te mireprese turiste tashme ne nje tjeter atraksion te ri. Behet fjale per muzeun kushtuar nje prej filozofeve me te njohur kineze, Konfuci. Muzeu dedikuar edukatorit dhe filozofit do te hapet ne vitin 2018 ne qytetin e Qufu ne provincen Shandong. Ai do te permbaje te ekspozuara ne te mbi 700 mije relike , perfshire dokumenta te rendesishme dhe sende qe i perkisnin dikur familjes se famshme te Konfucit. Se bashku me muzeun do te hapet prane tij edhe nje qender per trashegimine kulturore kineze.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *