Rritet turizmi kulturor ne vend, me shume turiste ne Berat.

Rritet turizmi kulturor ne vend, me shume turiste ne Berat.

Like
108
0
Tuesday, 01 August 2017
Travel News

Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ne qytetin e Beratit gjate muajit korrik jane vizituar nga 4489 vizitore vendas dhe te huaj, 1793 vizitore me shume se ne te njejtin muaj te vitit te kaluar. Qendra Kombetare e Muzeumeve ne Berat, thekson se “rritja e numrit te turisteve deshmon se qyteti i Beratit e veçanerisht Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik jane destinacion i pashmangshem e te perzgjedhur nga nje numer gjithnje ne rritje turistesh. Ne kete muaj me qellim te nxitjes se vizitueshmerise dhe pasurimit te jetes kulturore Qendra Kombetare e Muzeumeve ne Berat ka mirepritur dhe bashkepunuar ne realizimin e disa aktiviteteve te rendesishme .Sipas te dhenave te ketij institucioni, ne periudhen Janar – Korrik 2017 numri i vizitoreve arriti ne 20253. Sot Berati trashegon 210 objekte muzeale, nga te cilat 150 jane objekte ne kembe.

———————————————

Turizmi po rezulton sektori me te ardhurat me pozitive ne raport me tregjet e tjera. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise ne tremujorin e pare te vitit 2017 flukset turistike sollen nje te ardhur neto pozitive prej gati 70 milione euro, duke qene ndjeshem me te larta se e njejta periudhe e meparshme. Ndersa trendi i rritjes pritet te konfirmoje pozitivitet edhe gjate tremujorit te II te vitit qe perkon me pikun e sezonit te turizmit dhe fluksin e larte te turisteve.Ne Shqiperi, ne stinen e veres kulmon edhe interesi i turisteve dhe vizitoreve te huaj, te cilet shprehin interes per turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor. Ky potencial turistik shihet nga ekspertet e ekonomise, si mundesia me e mire jo vetem per rritjen e te ardhurave ekonomike familjare por dhe te ekonomise se vendit.

————————————————

Fluks i madh i turisteve ka perfshire shtetin shqiptar ku mijra shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise kane kaluar piken e kalimit kufitare Morine. Ky numer i madh i turisteve te cilet po shkojne per te kaluar pushimet ne bregdetin shqiptar nuk eshte shoqeruar me ore pritje apo incidente te tjera pasi autoritetet e te dyjave paleve kane punuar me kapacitete te plota. Sipas te dhenave ne pikes se kalimit kufitar te Morines, gjate javes te lene pas, 30 mije shtetas kane kaluar ne doganen e Morines per te kaluar fundjaven ne Shqiperi. Nderkohe, sipas statistikave te policise ne Shqiperi gjate muajit korrik, kane hyre ne vendin tone 450 mije shtetas nga Maqedonia dhe Kosova, nje fluks qe pritet te rritet me tej tashme me ardhjen e gushtit.

————————————————-

Qarkullimi i lire i qytetareve te Bashkimit Europian ne Britani te Madhe do te perfundoje ne mars te 2019. Kete gje e theksoi se fundmi kryeministrja e britanise pasi deklaroi se do te ishte e gabuar te mendohej se pas daljes se Britanise nga BE do te vijohej me qarkullimin e lire. Masat per kufizimet ndaj qytetareve te unionit europian qofte per hyrjen ne Britani qofte edhe per qendrimin ne kete vend do te hyjne ne fuqi menjehere pasi te zyrtarizohet dalja e Britanise se Madhe nga BE. Pervec vendosjes se nje vize kalimi apo pune do te shtohen edhe procedurat e kontrollit te udhetareve.

————————————————-

Aeroporti i ri i Berlinit Branderburg nuk do te hapet para vitit 2019. Eshte kjo deklarata e fundit e ministrit te transporteve ne Gjermani duke vijuar keshtu me tej saga e inagurimit te aeroportit e nisur para 7 vitesh. Sipas autoriteteve vijojne problemet e shumta ne terminalin e ri dhe ka ende vend per punime megjithse perqindja me e madhe e aeroportit ka perfunduar. Kryesisht problemet shtrihen ne aspektin e sigurise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *