Berati drejt zhvillimit te turizmit te qendrueshem.

Berati drejt zhvillimit te turizmit te qendrueshem.

Like
15
0
Saturday, 15 July 2017
Travel News

Ekipi i Delegacionit te Bashkimit Europian zhvilloi nje vizite ne qytetin e Beratit, nje nga kater bashkite qe do te perfitoje nga projekti i financuar nga BE per zhvillimin e qendrueshem te turizmit per te nxitur zhvillimin e ekonomise vendore, duke investuar ne pasurite e trashegimise kulturore. Berati nje nga qytetet me te rendesishme te trashegimise kulturore shqiptare per vlerat historike qe bart, permes mbeshtetjes se ketij projekti synon te diversifikoje oferten e turizmit per produkte te qendrueshme transnacionale te turizmit.Qellimi i projektit eshte forcimi i bashkepunimit transnacional ne turizmin e qendrueshem, inkurajimi dhe perfshirja me e madhe ne turizmin e qendrueshem per ndermarrjet e vogla dhe nxitja e konkurrences ne sektorin e turizmit.

———————————

Edhe kete fundjave, qe ne oret e para te mengjesit, rreth 25 mije qytetare kosovare kaluan doganen e Morines per te pushuar ne Shqiperi.Ne kufi, pavaresisht fluksit te larte nuk pati pritje te gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjesve per te mos krijuar anomali, ndersa rruga e Kombit monitorohet nga policite e dy shteteve. Perkunder fluksit gjithnje ne rritje, kontrollimi gjate kalimit te kufirit ne Morine behet ne menyre efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganieret.

———————————

Sllovenia po investon se fundmi drejt zhvillimit te nje turizmi ekologjik. Pervec pjeses kulturore tashme turistet do te gjejne edhe mundesi te shumta per turizmin natyror ne Slloveni dhe ate te natyres. Kryeqyteti i Ljubjanes vec se u shpall Kryeqyteti Europian I Gjelber per vitin e kaluar ka marre masa per te reduktuar sa me shume mbeturinat ne vend nepermjet motos “Jo shperdorimit”. Transporti ekomiqsor gjithashtu eshte nje tjeter karakteristike e qytetit ku perdoren aktualisht autobuse me gaz natyral dhe trenat elektrik. Vec qyteteve kryesore ne Slloveni edhe periferia ofron mundesi ideale per turizem ekologjik me nje nuemr te madh fermash qe ofrojne mundesi pushimi per turistet dhe prezantojne kulturen e traditen vendase.

———————————

Udhetimet e biznesit jane kthyer ne nje indicator per ekonomine e nje vendi ku ne baze te uljes apo ngritjes se numrit te tyre paraqitet e edhe situata ekonomike per nje vend. Ekspertet e industrise te udhetimeve tregojne nje zhvillim te konsiderueshem vitet e fundit tek destinacionet me numrin me te larte te turisteve te biznesit. Per Europen dy destiancionet kryesore per kete vit per udhetimet e punes jane Londra dhe Vjena. Ndersa jashte Europes kryesojne New Yorku me Shangain. Nderkohe edhe vende te Lindjes se Mesme si Dubai po bejne hap ate jashtezakonshem zhvillimi ne kete aspekt.

———————————

Tokio pergatitet per te pritur fluks turistesh ne periudhen kur dot e mbahen Lojrat Olimpike dhe Parolimpike 2020 ne vend. Vec shtimit te strukturave te rjea te pushimit qe jane tashme ne ndertim e siper autoritete kane prezantuar edhe nje plan per te vene ne funksion krocierat per te sherbyer si hotele. Edhe pse ligji japonez nuk e lejon qendrimin per me shume se 15 dite ne krociere , pritet qe kjo ceshtje te marre zgjidhje gjate viteve te ardhshme. Vitin e kaluar Tokion e vizituan me shume se 24 milione turiste , qe zune me shume se 80% te hoteleve ne kryeqytetin japonez. Nderkohe per vitin 2020 autoritetet kane ngritur shqetesimin e pamjaftueshmerise se dhomave te hoteleve pasi priten mbi 40 milione turiste.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *