Lonely Planet promovon perseri Shqiperine.

Lonely Planet promovon perseri Shqiperine.

Like
31
0
Friday, 14 July 2017
Travel News

Kompania me e madhe per publikimin e guidave turistike ne bote, Lonely Planet, ka promovuar Shqiperine permes nje videoje ne rrjetin social facebook, ku i kushtohet nje rendesi e veçante plazheve te Rivieres. Gjigandi australian i njeh ndjekesit me bukurite natyrore te vendit tone, kushtuar kryesisht plazheve qe nuk jane shume te populluara.Fillimisht, shfaqen pamjet e vijes bregdetare te Dhermiut, i cili pershkruhet si nje rrip shkembor i bardhe i cili dergjet drejt ujerave me ngjyre blu te erret.Plazhi i Bunecit pershkruhet nderkohe si nje plazh i vogel terheqes ne formen e gjirit.Nuk lihet jashte vemendjes as Ksamili dhe tre ishujt. Nderkohe per pushuesit rekomandohet edhe vizita ne qytetin antik te Butrintit per te kombinuar pushimin ne det me turizmin kulturor. Lonely Planet u ben thirrje te gjithe turisteve ne mbare boten se ka ardhur koha te eksplorohen thesaret e fshehura te Shqiperise.

———————————————

Il Sole ka publikuar harten e cilesise ne plazhet e Mesdheut. Sipas hartes, Shqiperia ka numrin me te larte te plazheve me cilesi te varfer ne te gjithe Mesdheun duke marre ne konsiderate dhe vijen bregdetare. Sipas te dhenave, jane 7 plazhe ne qarkun e Durresit ku cilesia e ujit eshte e varfer dhe 5 ku cilesia vleresohet e mjaftueshme, 4 ne qytetin e Vlores dhe 2 ne Sarande. Ndersa ne Shkoder dhe Shengjin, cilesia eshte me e mire. Vendi fqinj, Greqia nuk ka asnje plazh, ku ujerat te jene te varfer ne cilesi.Sipas raportit vendet me cilesi me te mire te ujerave ne Mesdhe jane Qipro, Greqia, Kroacia dhe Malta. Sipas studimit rreth 85% e plazheve te Mesdheut jane te nje cilesie te shkelqyer.

———————————————-

Austria rikonfirmohet serish destinacioni me i mire per turizmin e biznesit ne Europe dhe Vjena mbetet qyteti me i preferuar MICE. Vetem vitin e kaluar kryeqyteti austriak priti 567 mije delegate nga vende te ndryshme te botes si pjese e eventeve te ndryshme, nje rritje me 7% me shume se viti 2015. Vizitoret kane marre pjese ne me shume se 4 mije kongrese dhe konferenca duke kontribuar me me 1.7 miliard euro fitime per ekonomine e vendit.Turizmi I takimeve dhe eventeve do te siguroje edhe per kete vit ne Austri me shume se 20 mije vende pune.

———————————————–

Parisi ka shtrenguar masat ne lidhje me organizimet per festen e Republikes qe eshte sot si dhe ne kuader te vizites se presidentit amerikan Donald Trump ne kryeqytetin francez. Pervec forcave te shumta te policise qe monitorojne rruget kryesore te Parisit si dhe rritjes se masave te sigurise ne zonat e populluara me turiste gjithashtu disa atraksione do te mbyllen. Qe prej dites se djeshme e deri ne 15 korrik Tour Eifel do te qendroje e mbyllur per turistet te cilet nuk mund ta vizitojne nga afer kullen me te famshme. Pritet qe organizimet qe do te shtrihen me se shumti ne Champ Elysee te terheqin megjithate nje numer te konsiderueshem turistesh.

————————————————

Enti gjerman i turizmit do te perqendrohet ne promovimin e turizmit te qendrueshem ne vend. Sipas njoftimeve te fundit jane kater drejtime kryesore ku do te perqendrohet filozofia e turizmit ekologjik ne Gjermani gjate ektyre viteve: transporti, strukturat e pushimit, gastronomia dhe ofertat turistike. Pothuajse net e gjithe vendin do te organizohen evente inetersante argetuese dhe sensibilizuese per turizmin e qendrueshem. Nje prej me interesanteve eshte ekspozita nderkombetare e kopshteve qe do te mbahet ne Berlin deri me 15 tetor ku do te ekspozohen mbi 104 hektare me bime e peme te ndryshme. Ndersa viti 2018 do te jete Viti i Gastronomise ne Gjermani ku do te kete aktivitet te ndryshme kulinarie ne shume qytete gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *