Rritet numri i udhetareve ne linjat detare ne Portin e Durresit.

Rritet numri i udhetareve ne linjat detare ne Portin e Durresit.

Like
85
0
Thursday, 06 July 2017
Travel News

Gjate periudhes janar-qershor te ketij viti, tragetet e linjave Durres – Bari dhe Durres – Ankona – Trieste e kthim kane transportuar me shume mallra dhe me shume udhetare se sa ne te njejten periudhe te vitit 2016. Tragetet jane shfrytezuar nga afro 275 mije udhetare shqiptare dhe te huaj, nje shifer 2 per qind me e larte se sa 6-mujori i pare i vitit te kaluar. Megjithese tragetet kane kryer 42 lundrime me pak se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar, shifrat e transportit jane ndjeshem me te larta krahasuar me ato te periudhes janar – qershor 2016.

———————————————

Tatimet do te nisin nje fushate te perqendruar kontrolli ne bizneset e lidhura me turizmin. Zevendesdrejtori i Pergjithshem, i Tatimeve tha se vendimi vjen pas nje analize te hollesishme risku mbi bizneset e ketij sektori. Perfundimi eshte se risku ne sektorin e turizmit eshte i larte. Ne fokusin e kontrolleve do te jene kryesisht hotelet, restorantet, por edhe bizneset e tjera te lidhura me turizmin.Per bizneset qe do te kontrollohen nga zyra, ne rastet kur konstatohet se kane fshehur taksat, Tatimet do t’u ofrojne mundesine qe te rrisin deklarimet.Per bizneset e tjera qe kapen ne shkelje te ligjit, do te zbatohen masat ndeshkuese, jo vetem administrative, por edhe kallezim per evazion fiskal.

———————————————-

Numri i vizitoreve ne kalate e vendit gjate vitit 2016 krahasuar me 2015-en eshte rritur me 40 %.Sipas raportit te Institutit te Statistikave “Shqiperia ne shifra”, numri i vizitoreve ne parqet arkeologjike, muze dhe kala eshte rritur respektivisht me 10 %, 17 % dhe 40 %. Rritja me e larte ka qene ne vizitoret e kalave dhe monumenteve te tjere.Sipas INSTAT-it, numri i vizitoreve ne parqet arkeologjike arriti ne 230mije, numri i vizitoreve ne muze llogaritet 155mije ndersa numri i vizitoreve ne kala e monumente te tjere arriti ne 164 mije.

———————————————-

Gjiganti evropian i prodhimit te avioneve, “Airbus” nenshkroi nje marreveshje kuader me kompanine “China Aviation Supplies Holding Company” qe parashikon shitjen e 140 avioneve me nje vlere totale prej 22,8 miliarde dollare ne Kine. Porosia, qe perkon me 100 avione te distancave mesatare A320 dhe 40 te distancave te gjata A350, eshte nje prej kontratave me te mdha te nenshkruara prej shume vitesh nga Airbus. Marreveshja u nenshkruar ne Berlin, ku presidenti kinez Xi Jinping ndodhet aktualisht per vizite. Afatet e dorezimit te ketyre avioneve ende jane ne faze diskutimi, por pritet te behen ne pese ose gjashte vitet e ardhshme.

———————————————-

Capri eshte kthyer kete vit ne nje prej destinacioneve me te preferuara italiane aq sa autoritetet e turizmit dhe te porteve po gjejne me nyre per te perballuar fluksin e turisteve. Sipas te dhenave ishullin e vizitojne nje numer i madh mjetesh lundruese, si jahte apo tragete qe shoqerojne turistet duke perbere shpeshere proble per ankorimin e tyre. Autoritetet po mendojne qe nese fluksi vijon i tille edhe per pak kohe do te duhet te rrisin kufuzimet per anokorimin e tyre duke mbyllur portin.

———————————————-

Etihad Airways rrit oferten per nje prej rrugeve me te frekuentuara te linjes sic eshte ajo Abu Dhabi – Paris. Se fundmi nje tjeter avion i eshte shtuar sherbimit per kete linje dhe behet fjale per nje A380. Avioni do te nise operimet qe prej muajit tetor te ketij viti. Avioni i ri i bashkohet atij Boing 777 qe ka lidhur dy kryeqytetet deri me tani. Fluturimet nga Emiratete drejt Parisit dhe anasjelltas jane rritur ndjeshem kete vit duke sjelle nevojne e rritjes se cilesise se sherbimit per pasagjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *