Shqiperia e preferuar per turizmin historik.

Shqiperia e preferuar per turizmin historik.

Like
95
0
Monday, 03 July 2017
Uncategorized

Vouchercloud, aplikacioni europian me popullor i blerjeve online, ka ndertuar grafike informues qe tregojne terheqjet e turisteve per çdo vend duke u bazuar mbi te dhenat e TripAdvisor. Vendet jane ndare sipas kategorive: historik, natyror, fetar dhe turistik.Sipas hartes Shqiperia terheq me se shumti turistet me kategorine e vendeve historike, veçanerisht me Parkun Arkeologjik te Butrintit. Serbia dhe Kosova, terheqin gjithashtu me kategorine e vendeve historike. Beogradi me keshtjellen e qytetit, ndersa Kosova me muzeun Etnografik.Mali i Zi dhe Maqedonia terheq turistet me atraksionet natyrore, perkatesisht me Gjirin e Kotorrit dhe liqenin e Ohrit. Ndersa Greqia, sipas hartes, si atraksion kryesor te turisteve ka muzeun e Akropolit.

—————————————————

Turizmi jashte vendit kete vit eshte me ritme teper te larta. Te dhenat e fundit te Shoqates Nderkombetare te Transportit Ajror, tregojne se gjate muajit qershor numri i turisteve qe kane udhetuar jashte vendit te tyre eshte rritur me 6.5% me shume se i njejti muaj i vitit 2016. Turizmi outbound deri me tani kete vit eshte zhvilluar ndjeshem ne pjesen me te madhe nga India, Kina dhe Rusia qe kane qene vendet qe kane derguar me shume turiste ne bote.

—————————————————

Britaniket jane turistet qe shpenzojne me shume ne bregdetin kroat. Konsumi i ushqimeve dhe pijeve eshte rritur me 2.4 here gjate ketij sezoni turistik. Te dhenat nga Instituti i Turizmit treguan se turistet gjate pushimeve ne Kroaci shpenzojne mesatarisht 75 euro ne dite, nga ku 18% e kesaj shifre eshte shpenzuar per ushqime dhe pije jashte akomodimit te tyre. Istria eshte destinacioni me i frekuentuar nga turistet e huaj kete sezon. Pritet qe me shume se 10 milione turiste te zgjedhin Kroacine per pushimet verore kete vit.

—————————————————

Grupi luksoz i hoteleve Ritz Carlton tashme perparon edhe ne sektorin e lundrimit. Tre krocera ne forme jahtesh qe do te shoqerojne turistet ne destinacione te ndryshme nen marken Ritz. Operimi i tyre do te jete gati ne vitin 2019 nderkohe qe rezervimet do te nisin qe prej vitit te ardhshem. Itineraret e para do te perfshijne kryesisht destinacione italiane si Portofino, Capri e me tej edhe qytetin port te Kartagjenes. Kapaciteti i krocierave do te jete i pershtatshem per gati 300 pasagjere qe do te akomodohen ne 150 suita secila e pajisur me ballkon privat dhe komoditetet e nevojshme.

—————————————————-

Me 5979 dhoma hoteli pjesa me e madhe e te cilave e kategorise up level Marseja ne France po gjen rrugen drejt zhvillimit turistik kete vit duke u kthyer ne nje prej destinacioneve me te preferuara ne France. Autoritetet e turizmit synojne ta mbyllin 2017 me mbi 10 milione turiste nderkohe qe per pjesen e pare te ketij viti numri i tyre eshte rritur me 5% me shume se nje vit me pare. Trashegimia e pasur kulturore si pjese e te qenit nje prej qyteteve me antike ne France por edhe nderthurja me modernitetin jane karakteristikat qe e bejne Marsejen me atraktive ne syrin e turisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *