Merren masat per mbarevajtjen e sezonit turistik.

Merren masat per mbarevajtjen e sezonit turistik.

Like
92
0
Thursday, 15 June 2017
Travel News

Nen drejtimin e Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes u zhvillua takimi i radhes i Task Forces per Turizmin. Ne mbledhje u disktua mbi marrjen e masave pergjate sezonit turistik 2017 qe do te sjellin mbarevatje te punes se strukturave perkatese si dhe promovim te turizmit ne vend. Grupi i punes ne ditet e ardhshme do te kryeje dy kontrolle ne stacionet e plazheve qe prej dites se neserme e deri ne pjesen e dyte te muajit gusht ndersa vijon puna per hapjen e Info Pointeve ne zonat turistike te cilat do te orientojne turistet. Edhe nga Policia e Shtetit eshte ngritur dhe funksionon grupi i punes per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne zonat turistike dhe plazhe. Ministria e Kultures ka marre masat per zgjatjen e orareve te vizitave ne muze dhe parqe kombetare. Orari i vizitave nisin nga ora 09:00 e mengjesit deri ne oren 20:00 te darkes, duke perfshire fundjavat dhe ditet e festave. Ndersa eshte bere edhe riaktivizimi i numrave te emergjences ne vendet turistike per çdo problem shendetesor qe pushuesit do te hasin gjate sezonit.

———————————–

Volumet e shitjeve ne sektorin e sherbimeve ne vend ku perfshihen aktivitetet ekonomike si tregtia transport, hoteleria, informacioni dhe komunikacioni e agjenci udhetimi, u rriten me 2.7 per qind ne tremujorin e pare te vitit. Sipas INSTATDuke filluar nga ky tremujor ka pasur permiresim te sektorit te sherbimeve ne Shqiperi ne krahasim me vitin e kaluar. Duket se ne baze te te dhenave kerkesa per udhetime ne agjencite turistike eshte rritur. Indeksi i shitjeve neto ne agjencite e udhetimit u rrit ne volum me 21,3 %, krahasuar me tremujorin e pare 2016. Sa i perket hotelerise, kerkesa per te pushuar ne hotelet vendesa eshte rritur me 15.5% me shume se nje vit me pare. Gjithashtu edhe numri i pasagjereve te transportuar brenda dhe jashte vendit ka pasur rritje.

———————————–

Kete vit Turqia renditet e treta ne bote per te ardhurat nga turizmi shendetesor, pas SHBA-se dhe Gjermanise. Objektivi i Turqise per vitin 2023 eshte qe te mireprese 2 milione turiste te tille dhe te siguroje 20 miliarde dollare te ardhura. Kryetarja e Shoqates per Zhvillimin e Turizmit Shendetesor ne Turqi thote se me hapat qe ka hedhur ne drejtim e duhur Turqia ka ngritur ne nivele te perparuara edhe turizmin shendetesor. Qe nga viti 2005 e ketej turizmi shendetesor ne Turqi po shenon nje zhvillim jashtezakonisht te madh ne saje te mjekeve te mire,teknologjise se larte dhe mikpritjes.

———————————–

Italia mbetet mbreteresha e podiumit te destinacioneve me turet me te preferuara kulturore. Sipas studimit te fundit te Tripadvisor , Roma dhe Vaticani jane dy qytetet ku turistet kane rezervuar deri me tani kete vit me shume ture kulturore. Coloseu, Muzeu Vaticani dhe Capela Sistina mbeten sitet me te vizituara nga turistet per 2017. Pas Italise turet kulturore me te shumta jane zhvilluar ne France, Britani dhe Spanje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *