Nga 15 qershori hiqen tarifat Roaming per BE.

Nga 15 qershori hiqen tarifat Roaming per BE.

Like
13
0
Wednesday, 14 June 2017
Travel News

Pas disa vitesh hezitimi dhe shtyrjeje, sherbimi “Roaming” per cilindo qe udheton drejt vendeve te Bashkimit Europian nuk do te ekzistoje me. Nga 15 qershori nuk do te kete me shpenzime shtese kur shtetasit europiane te udhetojne drejt 26 vendeve te BE-se, perfshi edhe disa vende te tjera. Planet tarifore, qofte me kontrate apo me parapagese, do te aplikohen kudo njesoj. Plani tarifor kombetar do te aplikohet njesoj kur nje shtetas europian gjendet ne vendet pjestare te BE. Perveç tyre, ligjvenesit europiane kane firmosur marreveshje individuale edhe me disa vende jashte BE-se, siç jane Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia. E pavaresisht “Brexit”-it, do te paguhet njesoj edhe ne Mbreterine e Bashkuar, megjithate ne kete te fundit reduktimi i kostove mund te mos jete perfundimtar, pasi gjithçka do te varet nga negociatat per daljen e ishullit nga blloku europian. Jashte ketij akordi mbeten vende qe nuk jane bere ende pjese e BE-se, si Shqiperia, Zvicra dhe San Marino, vende ne te cilat sherbimi “Roaming” do te vijoje te funksionoje.

—————————————–

Shengjini eshte nje prej destinacioneve me te preferuara edhe per kete vere. Turistet kane rezervuar me heret, duke shmangur keshtu periudhen e fluksit te pervitshem. Pergatitjet ne kohe per sezonin turistik kane bere qe ky interes te jete me i larte se ne vitet e shkuara. Sipas te dhenave nga hotelerite e Shengjinit, kosovaret perbejne numrin me te larte te ketyre rezervimeve, por shihet tendence ne rritje edhe per prenotime nga turistet e huaj. Te shumte jane hotelerite qe edhe ne kete periudhe kane nje fluks te kenaqshem turistesh te akomoduar. Rezervimet e shpejta kane bere qe Shengjini te shohe me perspektive per te nderhyre akoma me heret ne ofrimin e sherbimeve pergjate bregdetit per vitin e ardhshem. Impakti i menjehershem ka bere qe zgjatja e sezonit te konceptohet si hapje e hershme e sezonit dhe sherbime me te mira per vizitoret dhe turistet.

——————————————

4 avione charter me rreth 850 turiste polake mberriten ne Tirane kete jave ne saje te nje bashkepunimi me operatoret turistik te Polonise . Polaket kane zgjedhur si destinacion per te kaluar pushimet ne bregdetin e Durresit. Cherterat me keta turiste do te vijojne deri ne tetor, duke bere te mundur zgjatjen e sezonit veror deri ne 140 nete. Avionet do te jene 6 nga Polonia dhe 1 nga Çekia, te cilet do te bejne te mundur mberritjen e rreth 1400 pushuesve ne jave. Per vitin 2018 bazuar ne kontratat e mbyllura me hotelet, numri I turisteve qe do vijne per pushime ne Shqiperi do te dyfishohet dhe sezoni veror do jete nga 15 maj deri me 15 tetor 2018.

——————————————-

Astana ne Kazakistan eshte vene ne qender te vemendjes gjate ketyre diteve me rastin e nisjes ate te eventit Expo 2017. Ekspozita qe promovon jeten e shendetshme dhe te gjelber organizuar pervit ne nje destinacion ndryshe kete vit mbahet deri me 10 shtator ne Astwana. Tema e ketij viti eshte “Energjia e se ardhmes” dhe ekspozuesit kane si qellim qe ne permjet produkteve qe prezantojne te promovojne eficencen e energjise dhe menyrat sesi te mbrojme sa me shume token e mjedisin. Eshte hera e pare qe nje event i permasave te tilla mbahet ne Astana. 22 organizatore nderkombetare kane marre pjese ne event nderkohe qe ne stendat e ndryshme prezantohen produktet e ekspozitoreve nga 115 vende te botes. Pritet qe me rastin e Expo 2017 mbi 5 milione turiste te vizitojne Astanan.

——————————————-

Abu Dhabi synon te terheqe me shume turiste nga Kina dhe rusia. Sipas autoriteteve te sektorit turistik ne kryeqytetin e emirateve jane marra masa per lehetsimin e hyrjes se turisteve nga keto dy vende duke u identifikuar si potencial i madh fitimi per vendin dhe duke pare interesin e shtuar te tyre per te vizituar Abu Dhabin. Nje prej masave te mara posacerisht per sezonin veror eshte lehtesimi i precedurave te pajisjes me vize dhe zgjatja e vlefshmerise se vizave turistike per keto vende. Kete vit numri i turisteve kineze ne Abu Dhabi deri ne muajin mars ka arritur ne 7000 ndersa i atyre ruse ne afro 10 mije perkatesisht 48% dhe 41% me shume se nje vit me pare.

——————————————-

“Qyteti i perjetshem” Roma eshte angazhuar ne nje beteje kunder veprimeve vandale te turisteve per monumentet e vendit. Kryeqyteti italian prej kohesh perpiqet te mbroje thesaret si Koloseumi dhe te pengoje turistet te zhyten ne shatervanet e saj te mbushur me skulptura antike. Sipas kryebashkiakes se Romes mungesa e civilizimit vazhdon prandaj eshte nenshkruar nje dekret qe do te gjobise turistet qe demtojne sitet e vendit. Te gjithe ata qe do te gjendesn duke u ushqyer, apo duke u ulur ne bordurat e shatervaneve, duke futur kembet ne uje, ose duke notuar brenda tyre, do te gjobiten deri ne 240 euro. Dekreti perfshin gjoba qe nisin nga nje minimum prej 40 eurosh dhe eshte i vlefshem per sezonin veror deri me 31 tetor. Policia e Romes, nderkohe eshte ngarkuar me monitorimin e ketyre zonave nga afer.

——————————————–

Bukureshti , Praga dhe Sevilja jane renditur destinacionet me ekonomike per tu vizituar kete vere. Klasifikimin e ka bere websiti turistik Kayak. Per te arritur ne perfundime jane marre parasysh shpenzimet e turisteve per nje jave dhe kostot e sherbimeve te ndryshme si dhe vizitave ne muzume. Peseshja me e mire per pushimekonomike mbyllet me Valencian dhe Selanikun. Jashte Europes klasifikimin e kryeson Bangkoku ndjekur nga Kuala Lumpur, Rio de Janeiro dhe Punta Cana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *