Rritet numri i pasagjereve ne TIA por Shqiperia mbetet prapa vendeve te rajonit!

Written by on 13/04/2018

Rritet numri i pasagjereve ne TIA por Shqiperia mbetet prapa vendeve te rajonit!

Numri i pasagjereve qe udhetojne me linja ajrore ne Shqiperi eshte gjithmone e me i larte, nje fakt qe perforcohet nga shifrat e raportuara ne rritje muaj pas muaji. Ecuria pozitive ka ndjekur edhe ne muajt e pare te ketij viti, ku TIA ka regjistruar nje rritje me 11.7% ne Janar dhe 10.1% gjate Shkurtit. Megjithate, shifrat edhe me mbreselenese te aeroporteve ne Europen Juglindore dhe rajonin e Ballkanit ne veçanti e kane eklipsuar performancen e Shqiperise. Me i suksesshmi ne rajon eshte Bosnja dhe Hercegovina, 4 aeroportet e se ciles kane regjistruar nje rritje pasagjeresh prej 22% gjate dy muajve te para te vitit. Ne Ballkan shkelqen gjithashtu Aeroporti Nderkombetar i Shkupit, i cili gjate Janarit dhe Shkurtit ka regjistruar rritje ne numrin e pasagjereve me perkatesisht 18.3% dhe 21.8%. Nje performance me te mire se Shqiperia ka arritur edhe Mali i Zi ndersa Serbia renditet pas nesh per rritjen e pasagjereve kete vit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist