Rritet numri i vizitoreve te huaj ne Shqiperi.

Rritet numri i vizitoreve te huaj ne Shqiperi.

Like
18
0
Thursday, 20 April 2017
Travel News

Sipas publikimit te fundit “Levizjet e shtetasve ne Shqiperi, mars 2017”, hyrjet e shtetasve te huaj kane pesuar rritje me 7,1 %.Numri i vizitoreve te huaj, te hyre ne Shqiperi per qellime pushimi dhe vizita ditore ne muajin mars 2017, rezulton 66.600. Rritje ka pasur edhe numri i shtetasve te huaj te hyre ne Shqiperi per qellime biznesi. Hyrjet e shtetasve te huaj, ne rruge tokesore zene peshen me te madhe te hyrjeve gjithsej me 80,7 %, ndersa hyrjet ne rruge ajrore dhe detare zene respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.Numri me i madh i hyrjeve te shtetasve te huaj ne vendin tone, ne muajin Mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve te huaj nga Maqedonia, Greqia = Mali i Zi dhe vende te tjera. Nderkohe ne tremujorin e pare 2017, edhe daljet e shtetasve shqiptare kane pesuar nje rritje me 1,7 %, krahasuar vitin 2016.

———————————————–

Sofia po kthehet gjithnje e me shume ne nje destinacion te preferuar per turistet europiane. Qyteti po konkurron bindshem me te tjera destinacione historikisht terheqese per turistet. Sipas shoqates se agjencive turistike ne Bullgari , kerkesat per pushime ne Sofie kete vit jane rritur ndjeshem dhe fokusi i ofertes do te mbetet formula all inclusive ne hotelet luksoze te qytetit. Aktualisht ne baze te nje renditjeje te bere Sofia figuron mes destinacioneve me te preferuara kulturore ne Europe dhe nder ato me rezervimet me te larta per muajt e pranveres si city break.

————————————————

Kina me 135 milione turistet e saj outgoing renditet edhe per kete vit si vendi me turistet qe shpenzojne me shume ne bote. 300 miliard dollare pritet te arrije kete vit shifra qe turistet kineze do te shpnezojne ne udhetimet e tyre kudo ne bote. Te dhenat I sjell websiti Event Report qe tregon se kete vit numri I turisteve kineze jashte vendit te tyre do te kete rritje. Te tjere vende me turistet qe shpenzjne me shume ne udhetime jane amerikanet, gjermanet , anglezet dhe francezet.

————————————————-

Indonezia do te investoje per te zhvilluar sektorin e krocerave. Pritet qe ky destinacion te kete me shume se 20 milione vizitore te huaj brenda vitit 2019 dhe per te arritur kete objektiv , industria kroceristike do te jape nje kontribut te madh. Per kete sektor autoritetet e vendit kane marre nje sere masash qe nga promovimi I destinacioneve te arkipelagut ku krocierat mund te ankorohen , permiresimi i infrastruktures dhe deri tek lehtesimi i procedurave per pritjen e turisteve te huaj nga anijet turistike.

————————————————–

Ka nisur ne Kine nje prej organizimeve me te rendesishme te turizmit World Travel Fair 2017. Panairi Boteror i Turizmit mbahet ne Shangai prej dites se sotme e deri me date 23 prill. Eventi unik eshte ekspozeja me e madhe e industrise se turizmit ne Kine ku prezantohet destinacionet me te mira te ketij vendi nderkohe qe pjesmarrja e kompanive e bizneve te huaja eshte e jashtezakonshme. Ne kohen kur turistet kineze po rriten nga viti ne vit ne numer jashte vendit te tyre organizime te tilla konsiderohen si menyra me e mire per te paraqitur produktin turistik perpara ketyre turisteve si dhe per tu bere pjese e platformes B2B. Kete vit ne World Travel Fair ne Kine marrin pjese mbi 800 ekspozues nga dhjetra vende te botes dhe pritet nje pjesmarre e rreth 60 mije vizitoreve.

—————————————————

Ulja e kerkeses se pasagjereve te kompanise ajrore Emirates per te udhetuar drejt Sheteteve te Bashkuara e ndikuar nga disap rej masave te marra nga presidenca Trump ka nxitur kompanine ajrore te Dubait te reduktoje frekuencen e fluturimeve ne disa destinacione amerikane. Deri me tani jane shkurtuar 5 fluturime me nisje nga Dubai drejt disa destinacioneve amerikane. Tregu amerikan i udhetimeve po perballet me renie te kerkeses per udhetime edhe nga vende te tjera vec atyre arabe. Fqinjet meksikane se fundmi kane deklaruar se kete vit do te udhetojne ne vende te tjera per sezonin veror dhe jo drejt Amerikes.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *