2017, vit i mbare per aviacionin e rajonit.

2017, vit i mbare per aviacionin e rajonit.

Like
20
0
Wednesday, 19 April 2017
Travel News

Kompanite ajrore qe ofrojne sherbime ne Ballkanin Perendimor kane pasur nje vit rekord per sa i perket perpunimit te pasagjereve, numri i te cileve arriti ne 6.6 milione. Te dhenat jane bere te ditura nga autoritetet e aviacionit ne Ballkan. Sipas te dhenave tregje te tilla si Shqiperia apo edhe Kosova kane ndikuar ne shifrat e raportuara te kompanise ajrore Adria Aireays. Statistikat e zyres se statistikave te Sllovenise kane treguar se shoqeria ka perpunuar rreth 1.4 milione pasagjere ose rreth 13% me shume sesa viti i kaluar. Kompania ka shtuar operimet nga aeroporti i Shqiperise, Kosoves dhe Polonise. Edhe aeroporti i Prishtines po terheq vemendje, me nje numer ne rritje te kompanive te huaja qe po operojne atje. Pozitive parashikohet situata edhe per kompanite e tjera ballkanike te Malit te Zi, Serbise dhe Kroacie per kete vit.

—————————————

Bashkia e Beratit dhe ajo e Gjirokastres kane marre pjese ne Seminarin Formues per Ruajtjen e Trashegimise Kulturore dhe Zhvillimin e Turizmit organizuar ne Japoni nga Banka Boterore dhe Qeveria Japoneze. Pjesemarrja e perfaqesuesve u krye ne kuader te projekteve zhvilluese qe Banka Boterore pritet te nise se shpejti ne te dy qytetet. Gjate seminarit u shkembyen njohurite dhe eksperienca japoneze ne lidhje me ruajtjen e trashegimise kulturore nga katastrofat natyrore, si zjarre, termite dhe rreshqitje te tokes. Projektet e zbatuara ne terren ne qytetet e Tokios dhe Kiotos, teknologjia e perdorur dhe trajnimi i burimeve njerezore ishin disa nga temat kryesore te trajnimit. Projekte te ngjashme pritet te fillojne edhe ne Qendrat e Trashegimise Boterore shqiptare si Berati dhe Gjirokastra.

—————————————

Ne kuader te Vitit Nderkombetar te Zhvillimit te Turizmit te Qendrueshem ne bote do te mbahen gjate ketij viti nje sere aktivitetesh dhe eventesh te rendesishme. Nje nder to eshte edhe Kongresi Nderkombetar i Etikes ne Turizem i cili eshte vendosur te mbahet ne Poloni midis 27 dhe 28 prillit. Organizuar nga Organizata Boterore e Turizmit , qeveria polake dhe Komisioni Europian ky event do te kete fokus ndarjen e pergjegjsive per pjesmarresit ne lidhje me politikat qe duhen ndjekur per zhvillimin e nje turizmi te gjelber e te qendrushem ne bote. Gjate kongresit do te diskutohen perfitimet qe sjell ky lloj turizmi dhe modele efektive te menaxhimit te burimeve natyrore e kulturore per vende te ndryshme te botes.

—————————————-

Republika Domenikane kete vit ka qene nje prej destinacioneve me te preferuara nga turistet europiane per plazhet e saj. Sipas autoriteteve te turizmit ne rajonin e Karaibeve pas mbylljes me 29 milione turiste te vitit 2016, tre muajt e pare te 2017 kane shenuar sukses per turizmin ne Republiken Domentikane. Ne kete periudhe plot 971 mije vizitore kane pushuar ne kete destinacion , nje rritje me 4.6% me shume se nje vit me pare. Tregu kryesor i turisteve ka qene ai francez, ndjekur nga Gjermania, Spanja, Britania dhe Italia.

—————————————–

Nje perqindje rekord turistesh amerikane kane programuar udhetime turistike per vititn 2017 ne destinacione nderkombetare. Me shume se 42% e amerikaneve do te udhetojne jashte vendit te tyre kete vit dhe destinacionet europiane plotesojne kuadrin e vendeve qe do te popullohen me shume me amerikane. Roma mbetet qyteti me i preferuar europian nga turistet amerikane. Londra , Vjena, Lisbona, Madridi , Barcelona, ishujt greke dhe Parisi gjithashtu kane nje numer te konsiderueshem rezervimesh per kete vit.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *