Thethi shpallet Qender e Mbrojtur Historike.

Thethi shpallet Qender e Mbrojtur Historike.

Like
24
0
Tuesday, 18 April 2017
Travel News

Fshati Theth eshte shpallur- Qender e Mbrojtur Historike-, duke i dhene keshtu nje rol te rendesishem si vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut te Shqiperise. Ministria e Kultures ne bashkepunim me IMK-ne dhe institucionet e tjera pas nje pune te gjate per vleresimin e pasurive kulturore dhe qendrave te rendesishme te trashegimise ne te gjithe Shqiperine, ka vendosur qe ne baze te kritereve te permbushura ti jape Thethit statusin e Qendrave te mbrojtura Historike.Qendra Historike e fshatit Theth qe propozohet, eshte pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapesira qe mbart vlera te rendesishme historike, qe dokumenton rrugen e zhvillimit historik te fshatit drejt krijimit te nje qendre te banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore qe u formuan gjate historise se tij. Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pasurite natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit.

———————————-

Motoja e Dites se Nderkombetare te Monumenteve te Kultures dhe Siteve eshte per kete vit “Une kujdesem per trashegimine”. Vendi yne ne eshte i pasur me monumente, site arkeologjike dhe vendbanime historike qe datojne qe nga prehistoria te cilat jo vetem duhet te trashegohen nga te rinjte tane por edhe mbrojtur dhe çuar me tej vlerat e tyre arkeologjike, historike, kulturore e me tej. Tema e kesaj dite per vitin 2017 eshte “ Trashegimia Kulturore dhe Turizmi i Qendrueshem” si nje binom shume I rendesishem per zhvillimin e turizmit ne destinaiconet nderkombetare.

———————————–

Porti i Vlores, i dyti per nga madhesia ne vend pritet te kete nje terminal te ri pasagjeresh. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te Territorit u miratua leja e ndertimit per zgjerimin e terminalit te pasagjereve pasi situata aktuale e ketij objekti nuk permbush kushtet e domosdoshme per numrin e pasagjereve te cilet udhetojne. Nga ana tjeter nga mungesa e ketij investimi shpesh krijohen flukse te madha dhe te paperballueshme per pasagjeret dhe vonesa ne perpunimin e te dhenave. Projekti eshte realizuar nga nje studio e njohur ne Padova te Italise. Masterplani ka nje kosto te pergjithshme prej 31 milione eurosh dhe parashikon rikonceptimin e struktures aktuale te portit ne nje mjedis portual me kapacitet ankorues dhe perpunues per tre-kater tragete, nga nje qe eshte aktualisht. Projekti i ri per zgjerimin e terminalit te pasagjereve ne portin detar te Vlores konsiston ne rritjen ecilesise se sherbimit; ne krijimin e nje projekti bashkekohor per shpejtesi ne veprime dhe kontrolle; krijimin e nje terminali me kapacitet te plote per çdo periudhe levizjesh.Eshte parashikuar qe primare ne projekt te jete ndarja e pozicionimi i nisjes dhe mberritjes se pasagjereve.

————————————-

Shqiperise do ti shtohet se shpejti nje tjeter mundesi per fluturime low cost nepermjet aeroportit te Rinasit. Ministri i Puneve te Jashtme, Ditmir Bushati priti ne Ministrine e Puneve te Jashtme, homologun e tij te Mbreterise se Vendeve te Uleta. Gjate takimit ministri Bushati tha se Shqiperise do t’i shtohej nje tjeter destinacion low cost, Amsterdami. Nisja e fluturimeve direkte Tirane – Amsterdam do te nise me date 10 maj. Kjo linje do t’i sherbeje edhe me shume forcimit te kontakteve mes dy vendeve, duke stimuluar ne te njejten kohe interesin e kompanive dhe turisteve holandeze per Shqiperine. Duke vleresuar progresin e bere dhe perpjekjet e qeverise shqiptare ne permbushjen e reformave, Ministri Koenders gjithashtu garantoi se Holanda do te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian.

————————————–

Roma synon te terheqe me shume turiste gjate ketij viti duke u mbeshtetur tek ofrimi i paketave turistike te cilat perfshijne ulje ne muze, hotele dhe dyqane. Ne kete menyre kryeqyteti italin meshon tek promovimi i turizmit kulturor dhe atij te blerjeve. Autoritetet e turizmit ne Rome kane theksuar se nepermjet uljes se cmimeve mund te terhiqen me shume vizitore qe deshirojne te pushojne per disa dite dhe te kene mundesine te bejne sa me shume blerje dhe gjithashtu mund te promovohen me teper produktet made in italy. Ministria e turizmit ka parovuar projektin se shpejti do te hidhen me shume se 15 milione euro per realizimin e tij.

—————————————

Japonia pret qe numri i turisteve nderkombetare qe do te vizitojne vendin per Lojrat Olimpike 2020 te shkoje ne 20 milione. Ky eshte dhe objektivi i autoriteteve turistike japoneze. Eventi i madh i botes sportive do te jete nje faktor i mire qe do te terheqe me shume turiste ne Japoni. Por ne kuader te kesaj nisme autoritetet japoneze te industrise turistike do te marrin masa edhe per lehtesimin e kalimit te vizitoreve te huaj duke hequr burokracite per marrjen e vizave gjate ketyre viteve.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *