Turqia vijon te jete e preferuara e turisteve ruse per kete vere.

Turqia vijon te jete e preferuara e turisteve ruse per kete vere.

Like
71
0
Thursday, 13 April 2017
Travel News

Turqia po vazhdon te mbetet e preferuar per turistet ruse per pushime. Ne nje deklarate nga shoqata e Operatoreve Turistike te Rusise thuhet se ne Rusi, 50 per qind e rezervimeve per pushime behen per ne Turqi. Ne deklarate theksohet se pretendimet e diteve te kaluara se Rusia do t’i ndale perseri fluturimet çarter, nuk kane shkaktuar ndonje ndryshim te rendesishem ne interesimin e turisteve ruse ndaj Turqise. Madje nisur nga ky interes i konsiderueshem ekspertet presin qe kete vit 5 milione turiste ruse te vizitojne Turqine.

——————————————

Emiratet e Bashkuara Arabe po punojne qe vec rritjes se numrit te turisteve ne vend te rritet edhe kohezgjatja e qendrimit te tyre atje. Autoritetet e turizmit kane vendosur lehtesira te ndryshme per grupet turistike nga Amerika dhe Azia qe perbejne dhe numrin me te madh te turisteve ne Dubai e Abi Dhabi. Sipas perllogaritjeve kohezgjatja mesatare e qendrimit te turisteve ne vend eshte 6 nete. Shtimi i lidhjeve ajrore me shume destinacione dhe i hoteleve pritese i kane bere Emiratet shume te preferuara per turistet. Planet e ketij viti per sektorin turistik do te shpalosen edhe gjate Konferences se Investimeve ne Hotelerine Arabe qe do te mbahet ne Dubai ne datat 25 dhe 27 prill.

——————————————-

Per nje destinacion si Zvicra , kultura eshte kthyer ne nje gur te forte per te zhvilluar turizmin sidomos gjate ketij sezoni. Aktualisht sipas drejtorit te turizmi ne entin zviceran te turizmit po punohet per ofrimin e marreveshjeve te mira sa i takon turizmit urban me cmime me te mira per transportin urban, hotelet dhe sherbimet e tjera ne qytetet kulturore te vendit. Vetem para pak ditesh nje studim i kryer nga websitet prestigjoze te turizmit treguan se Zvicra renditej ne krye te vendeve me hotelet me shtrenjta. Me masat e fundit autoritete deshmojne se situata do te ndryshoje per kete pjese te mbetur te ketij viti ku pritet edhe nje numer i konsiderueshem turistesh ne destinacionet zvicerane.

——————————————–

Kjo jave eshte karakterizuar nga nje fluks jo i zakonshem i turisteve italiane qe udhetojne ne destinacione te ndryshme te botes. Te dhenat e fundit te Federalberghi tregojne se me rasitn e fundjaves se Pashkeve 10 milione turiste italiane do te udhetojne jashte vendit te tyre. Amsterdami, Londra dhe Barcelona jane zgjedhjet kryesore te turisteve italiane per kete fundjave nderkohe qe edhe vet destinacionet italiane si Roma , Venecia dhe Firence do te jene teper te pelqyera.

——————————————–

Brazili eshte gjithnje ne kerkim te tregjeve te reja te turisteve dhe se fundmi vemendja eshte kthyer nga Azia. Autoritetet e turizmit ne Brazil kane nisur nje fushate te rendesishme promovuese ne Kine, me synimin per te perfituar nje pjese te mire te tortes se turisteve kineze qe njihen per fitimet e konsiderueshme ne udhetime. Nje interes per destinacionet braziliane u pa nga vizitoret kineze edhe gjate zhvillimit te Panairit Nderkombetar te Turizmit ne Guangzhou te Kines qe u mbajt gjate muajit shkurt. Vetem gjate vitit te kaluar numri i turisteve kineze ne Brazil arriti ne gati 100 mije, nje shifer qe pritet te rritet disa fish kete vit ne saje edhe te bashkepunimit mes agjencive turistike braziliane dhe kineze.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *