Kryeministri Rama: Turizmi kete vit do te kete nje tjeter bum.

Kryeministri Rama: Turizmi kete vit do te kete nje tjeter bum.

Like
68
0
Tuesday, 11 April 2017
Travel News

Kryeministri Edi Rama gjate nje vizite te fundit me bizneset turistike ka folur mbi politikat mbeshtetese te qeverise per sektorin e turizmit. Rama tha se brenda nje sezoni ka pasur nje rritje turistesh me 17.5 %, duke siguruar qe kete vit do te jete me teper. Sipas tij jane 693 kompani qe operojne ne sektorin turistik dhe kerkesa eshte ende shume me e larte se oferta sepse duhen bere me teper investime dhe sidomos ne pjesen e sezonit te veres per te pasur resorte turistike te cilesise se larte. Per pjesen e dimrit kryeministri ka thene se kemi nje zone te pashfrytezuar. Ka filluar rritja e vizitoreve qe shkojne ne Valbone ne fundjave dhe ndertimet e bujtinave. E njejta gje ndodh ne Malesine e Madhe deri ne Vermosh.

————————————————

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati priti se fundmi Ministrin e Shtetit per Diplomacine Ekonomike te Hungarise, i cili ndodhet per nje vizite pune ne Tirane, ne kuader te takimit mes bizneseve hungareze dhe atyre shqiptare. Gjate takimit, ministrat diskutuan mbi bashkepunimin dypalesh dhe intensifikimin e metejshem ku u theksua se vendosja e linjes ajrore Tirane-Budapest, e cila filloi fluturimet me 5 prill, do t’i sherbeje forcimit te kontakteve mes njerezve dhe bizneseve, duke rritur ne te njejten kohe numrin e turisteve hungareze ne Shqiperi. Sipas perfaqsise hungareze, ky vend eshte i gatshme te kete nje zyre te perfaqesimit te turizmit shqiptar ne Budapest, e cila do te sherbeje ne promovimin e brigjeve me te bukura dhe ende te paeksploruara te Europes.

————————————————-

Autoritetet greke kane pezulluar rregullat e reja te kodit kufitar te zones Shengen, qe parashikonte kontrolle me te rrepta, madje dhe per qytetaret e vendeve te BE-se. Pezullimi u vendos pas problemeve serioze qe u shfaqen ne levizjen e pasagjereve, sidomos ne aeroportin nderkombetar te Athines, ne kohen qe sapo ka filluar edhe sezoni turistik. Me nje shkrese drejtuar Komisionit Europian dhe agjencise se menaxhimit te kufirit, Frontex, autoritetet greke njoftojne se kane pezulluar per gjashte muaj zbatimin e kodit te ri te Shengenit, qe i detyron vendet e zones se levizjes se lire te verifikojne sistematikisht gjithe personat qe hyjne e dalin, perfshire edhe shtetasit e vendeve anetare te Bashkimit Europian.Kjo mase e re, e miratuar ne mesin e marsit nga ministrat e brendshem te BE-se, synon te pengoje luftetaret e xhihadit qe jane shtetas te vendeve te Shengenit, te levizin pa u identifikuar.Ndersa deri me tani behej vetem nje skanim formal i pasaportes biometrike, rregulli i ri i detyron shtetet anetare te Shengenit qe te kryejne disa verifikime. Nga ky kontroll nuk kane shpetuar as qytetaret greke, shumica e te cileve kane letrenjoftime te tipit te vjeter, pra pa mikroçip. Çka do te thote se per secilin prej tyre, te dhenat duheshin shkruajtur nga e para ne kompjuterin e policise. E gjithe kjo situate, beri qe koha e pritjes per pasagjeret e destinacioneve nga dhe drejt vendeve te zones Shengen, te jete mesatarisht 30 minuta.

————————————————–

Eurostat ka publikuar listen me destinacionet europiane qe kane me shume rajone me atraksione turistike per turistet. Studimi i bere ne shume vende te botes ku jane pyetur turiste te shumte ka renditur Italine si destinacioni me me shume atraksione te preferuara turistike qofte kulturore apo natyrore. Nderkohe me pas vijojne Franca dhe Spanja. Keto rajone kane pasur dhe numrin me te larte te prenotimeve ne hotele nga turistet e huaj deri me tani per kete vit.

—————————————————

New Yorku shpall ambiciet e momentit per sektorin turistik. Investimet e fundit e kane renditur metropolin amerikan ne krye te destinacioneve me me shume projekte hotelerie ne zhvillim e siper. Aktualisht ne New York jane te gatshme 13 mije dhoma hotelesh per pritjen e turisteve. Numri i tyre do te rritet ne 115 mije brenda fundit te ketij viti. Nderkohe autoritetet e New York & Company kane theksuar se edhe numrii turisteve ne kete qytet do te jete gjithnje ne rritje duke shkuar ne 67 milione brenda vitit 2021.

—————————————————-

Industria e fluturimeve ne Brazil po zhvillohet vitet e fundit me hapa te shpejta duke gjeneruar per kete vend fitime te shumta. Sipas Shoqates Nderkombetare te Transportit Ajror Brazili eshte vendi qe po sheh rritjen me te shpejte ne aviacion , industri kjo qe se bashku me turizmin jane pergjegjese per 1.1 milione vende pune dhe kontribuojne me 32.9 miliard dollare ne Prodhimin e Brendshem Bruto te Brazilit. Aktualisht autoritetet e transportit ajror ne vend po perqenderohen tek permiresimi i infrastruktures ne aeroporte dhe rritjen e cilesise se sherbimit per pasagjeret.

—————————————————-

Humbja e paprecedente e ngjyres se koraleve ne vitet e fundit ka demtuar dy te tretat e barrieres se madhe koralore ne Australi. Sipas vezhgimeve nga qielli, humbja e ngjyres, ose reduktimi i algave, prek 1.500 km gjatesi te barrieres. Demtimet jane te perqendruara me se shumti ne pjesen e mesit te barrieres, sipas shkencetareve. Ata ftojne qeverite te reagojne me urgjence ndaj ndryshimeve klimatike, ne menyre qe te pengohet demtimi i metejshem i barrieres koralore. Kombet e Bashkuara thone se ai eshte vendi me biodiversitetin me te madh nder te gjitha sajtet e trashegimise boterore dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme shkencore.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *