Nis neser Panairi Mesdhetar i Turizmit ne Tirane.

Nis neser Panairi Mesdhetar i Turizmit ne Tirane.

Like
118
0
Friday, 07 April 2017
Travel News

Per here te pare, kryeqyteti shqiptar, Tirana, do te behet pritesja e Panairit Mesdhetar te Turizmit. Ky event i rendesishem per kete industri vjen vetem pak kohe para nisjes zyrtarisht te sezonit veror. Panairi “Mediterranean Tourism Fair Tirana” do te zhvillohet ne datat 8 – 9 Prill 2017 ne “Expocity Albania”. Ai vjen si nje bashkepunim me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, si edhe me pjesemarrjen e Agjencise Kombetare te Turizmit, Shoqates Shqiptare te Turizmit dhe Unionin Turistik Shqiptar.E gjithe oferta turistike e rajonit, e cila synon te promovoje destinacionet turistike nepermjet “trade shows”, konferencave dhe aktiviteteve B2B do te nxise bashkepunimin ndermjet pjesemarresve, qe u perkasin sektoreve si akomodimi, agjencite turistike, turizmi detar, malor, kulturor, dhe gastronomia. Ndersa publiku i gjere do te mund te njihet me oferten e larmishme, me ato destinacione apo atraksione turistike qe nuk jane eksploruar ende, me zhvillimin e ekoturizmit, me parajsat bregdetare, me qendrat wellnes, me qytetet qe jane pjese e trashegimise boterore, UNESCO, me turizmin e aventures per ata qe duan me shume adrenaline. Ne event do te jete prezent edhe operatori me i madh turistik ne vend Vas Tour ne stenden e te cilit vizitoret do te kene mundesine te njihen me produktet me te mira turistike per kete vere qe vijne me cmime promocionale.

———————————————-

Ulja e TVSH-se nga 20-6 % ne turizem pritet te jape frytet e saja drejtpersedrejti ne rritjen e investimeve, ne formalizim dhe ne rritjen e kontributit nga ky sektor, por edhe ne te ardhurat nga TVSH-ja per shkak te formalizimit dhe investimeve. Ky eshte mendimi i disa prej autoriteteve vendase. Sipas ministrit te financave Arben Ahmetaj ulja e TVSH-se ne sektorin e turizmit na sjell ne nivele konkurruese me vendet e tjera te rajonit, por edhe me te gjitha vendet e tjera qe kane ekonomi te forte turizmi dhe permes kesaj mase ne synojme qe t’i japim ketij sektori nje impuls te ri. Nderkohe kryeministri Edi Rama eshte shprehur se, me uljen e takses se turizmit te tjera lajme te mira do te vijne per turizmin, punesimin, mireqenien.

———————————————–

Ukrainasit se shpejti mund te udhetojne ne Bashkimin Evropian pa viza, pas votimit per kete çeshtje ne Parlamentin Evropian, nje mase qe u pershendet menjehere nga ana e presidentit ukrainas.Liberalizimi i vizave per qendrime afatshkurtra pritet te hyje ne fuqi ne muajin qershor, pasi te marre miratimin formal te Keshillit te Ministrave, qe perfaqeson shtetet anetare te BE.Te gjithe shtetasit ukrainas qe zoterojne nje pasaporte biometrike kane te drejte te udhetojne ne nje shtet te BE-se per nje afat maksimumi 180 ditore, per çeshtje biznesi, turizmi apo per te vizituar familjaret dhe miqte e tyre. Megjithate nuk gezojne te drejten per t’u punesuar ne BE.Heqja e sistemit te vizave per ukrainasit do te zbatohet ne te gjithe vendet e BE-se perveç Britanise se Madhe dhe Irlandes, si edhe Islandes, Lihtenshtajnit, Norvegjise dhe Zvicres.

————————————————

Turizmi ne rajonet e ndryshme ne Itali ka qene ne nivele te kenaqshme per autoritetet e industrise turistike vendase per tre muajt e pare te vitit. Suksesi ne rritjen e prurejeve turistike ne vend u theksua edhe gjate Bit Milano 2017, panairit nderkombetar te turizmit ne Itali qe u mbajt muajin e kaluar. Viti 2016 ne rajonin e njohur italian Itali numri i turisteve eshte rritur me me shume se 5% me shume se viti 2015. Sektori i hotelierise ne Itali po sheh nje zhvillim nga viti ne vit duke cuar ne hapjen e shpeshte te strukturave te reja te pushimit.

————————————————-

Historia, kultura dhe spiritualizmi jane elementet kryesore te fushates promovuese te bordit turistik te Turqise kete vit. Sipas informacioneve te fundit destinacioni i Turqise do te sjelle keto pjese te mira perpara syrit te turisteve qe do ta vizitojne ate. Fushata do te shperndahet kryesisht ne Europe dhe pritet te terheqe shume turiste. Turqia edhe kete vit pritet te jete nje nder vendet me shume te vizituara ne bote.

————————————————–

Sllovenia ka bere perparime ne sektorin turistik gjate 2016. Specialiste te industrise ne kete vend kane informuar se gjate gjithe vitit te kaluar numri i turisteve te huaj ne Slloveni eshte rritur me 4% se nje vit me pare. Numri i vizitoreve llogaritet ne me shume se 2.5 milione, gje qe ka sjelle dhe perfitime ekonomike per kete vend qe si destinacionin me te vizituar ka pasur kryeqytetin e Ljubjanes.

————————————————–

Nje atraksion i ri turistik eshte inaguruar ne Spanje ne rajonin e Katalunjes. Behet fjale per parkun tematik me te perfolur te vitit Ferrari Land qe eshte hapur ne parkun me te madh te lojrave ne Spanje Portaventura ne Tarragona. Ferrari Land eshte mbeshtetur ne logon e makines se kuqe duke sjelle ne vetvete ambjente qe i pershtaten markes Ferrari. Pritet qe ky park te terheq 5 milione turiste ne vit dhe te sjelle dhjetra miliarda dollare fitime per Spanjen.

—————————————————

Maqedonia vijon planin e masave per terheqjen e me shume turisteve kete vit. nje prej organizimeve me te mira per te promovuar produktin turistik vendas eshte Skopje Travel Market, Panairi Nderkombetar i Turizmit ne Maqedoni qe synon terheqjen e tregjeve te reja te turisteve dhe lidhjen e bashkepunimeve mes bizneseve vendase dhe te huaja pjesmarrese ne kete event. Qindra kompani nga vende te ndryshme te botes jane pjesmarrese ne eventin qe ka nisur dje dhe do te vijoje deri ne date 8 ne Shkup.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *