Shqiperia serish ne syrin e “The Telegraph” per plazhet.

Shqiperia serish ne syrin e “The Telegraph” per plazhet.

Like
86
0
Monday, 20 March 2017
Travel News

Plazhi i Ksamilit ne Sarande renditet mes 20 plazheve europiane qe sugjerohet te vizitohen gjate muajit maj nga prestigjozja britanike “The Telegraph”. Shqiperia tregon anen e saj me te mire ne kete liman ne fshatin Ksamil, nente milje ne jug te qytetit turistik te Sarandes”, thuhet ne shkrimin e The Telegraph. Dhe nje here konfirmohet se sezoni i pushimeve nuk eshte me 3 muaj, por eshte zgjeruar nga muaji maj deri ne fund te tetorit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes thote se sfide eshte ofrimi i sherbimeve sa me cilesore per turistet. Ministria ben te ditur se javen tjeter, me 27 mars nis aksioni i pastrimit te plazheve ne gjithe Shqiperine, nen moton “Pastro 1 plazh”.

—————————————-

Listen e vendeve me te lumtura ne bote edhe per vitin 2017 e kryeson Norvegjia. Kombet e Bashkuara publikuan sot raportin mbi lumturine ne bote per vitin 2017 ku Shqiperia eshte e renditur ne pozicionin 109. Ne OKB lumturia po fiton gjithnje e me shume terren duke u pare si mjeti me i mire per te matur progresin social dhe politikat publike globale.Raporti kombinon gjashte faktore per vleresimin e tij. PBB-ne, vitet e shendeteshme gjate jetes, suporti social, mungesa e korrupsionit, liria sociale dhe investimet e huaja. Pas Norvegjise si vendet me te lumtura ne bote renditen Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Austrialia dhe Suedia. Nderkohe vendet me pak te lumtura jane renditur Jemeni, Sudani i Jugut, Burundi dhe Siria.

—————————————-

Konfirmohen kandidatet finaliste per marrjen e postit te Sekretarit te Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit. Duket se me favorite shihet ish ministri I turizmit ne Sheyschelles Alan St Ange. Kandidatet e tjere jane aktore te njohur ne fushen e turizmit nga Armenia, Brazili , Gjeorgjia dhe Korea e Jugut. Fituesi do te zgjidhet brenda ketij viti. Sekretari i pergjithshem i kesaj organizate do te kete nje rol sa te rendesishem aq edhe ndikues ne sektorin turistik nderkombetar pasi duhet te prije eventet me te rendesishme te turizmit ne bote dhe nismat me te reja qe duhen ndermarre ne kete industri. Kandidati fitues do te pasoje ne kete detyre sekretarin aktual zotin Taleb Rifai dhe do te qendroje ne detyre midis viteve 2018 – 2021.

—————————————–

Pas suksesit qe hotelet e fundit te markes Hard Rock po korrin ne Ibiza dhe Tenerife , autoritetet e turizmit ne Malte kane konfirmuar se do te kene se shpejti nje strukture te ketij rrjeti prestigjoz hotelesh. Hard Rock Hotel Malta do te hapet ne vitin 2020. Hoteli do te pozicionohet ne zonen e famshme te San Hulian dhe do te kete 370 dhoma , 110 suita me pamje fantastike nga deti. Dhomat dhe ambientet e tjera perfshire restorantet dhe baret do te jene te tematikes hard rock ashtu si dhe ne strukturat e tjera te rrjetit.

——————————————

Instituti i analizave per udhetimet ne Europe ka treguar se turistet e kontinentit do te udhetojne me shume brenda europes kete vit. Sipas analizave do te rritet me me shume se 5% fluksi i udhetimeve sesa vitin e kaluar. Nderkohe te dhenat qe jane publikuar edhe nga Tourexpi tregojne se destinacionet me te preferuara te turisteve europiane brenda kontinentit do te jene Gjermania, Spanja, Italia, Turqia dhe Greqia.

——————————————-

Nje buxhet prej 18 milione euro do te investohet kete vit per turizmin nga ana e qeverise izraelite. Sipas drejtorit te pergjithshem te entit te turizmit ne Izrael, viti i kaluar eshte mbyllur me 3% ulje te numrit te tursisteve ne krahasim me vitin 2015 ku vendi u vizitua nga pothuajse 3.1 milione turiste. Nderkohe synimi per kete vit eshte qe shifrat te rriten me 10%. Veshtiresite ekonomike dhe gjeopolitike jane pengesat me te medha per zhvillimin e sektorit turistik ne kete vend megjithate autoritetet kane theksuar se aktualisht se puna per momentin eshte fokusuar ne terheqjen e tregjeve potenciale te turisteve sic jane ata nga Kina dhe India.

——————————————-

Skyscanner ka percaktuar se fundmi listen me 15 destinacionet me te mira per tu vizituar patjeter brenda ketij viti. Destinacionet me evente kulturore dhe ato te pasura me arkitekture interesante do te jene nder me te keshilluara. Vjena dhe Brukseli kryesojne listen te ndjekur nga Bergen, Milano, Palermo, Rotterdam, Kopenhagen, Riga , Budapesti dhe Stambolli.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *