Diskutohen masat per fillimin e sezonit turistik 2017 ne Shqiperi.

Diskutohen masat per fillimin e sezonit turistik 2017 ne Shqiperi.

Like
113
0
Saturday, 18 March 2017
Travel News

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi nje takim me kryetaret e bashkive bregdetare per te diskutuar mbi marrjen e masave per fillimin e sezonit turistik 2017. Ministrja kerkoi angazhimin e bashkive per pergatitjen e sezonit turistik veror 2017 duke u fokusuar ne: sinjalistiken ujore dhe rrugore, ne percaktimin e vendparkimeve te automjeteve, ne furnizimin me uje te pijshem dhe sistemimin e rrjetit te kanalizimeve per ujerat e bardha dhe te zeza ne destinacionet turistike; ne menaxhimin e mbetjeve urbane te ngurta dhe mbetje te tjera me impakt negativ ne mjedis. Ministrja kerkoi angazhimin e bashkive per aksionin e pastrimit te plazheve qe do te kryesoje Ministrja e Turizmit, ne javen Europiane te plazheve te pastra ne fund te muajit Mars. Nderkohe kreret e Bashkive shprehen shqetesimet e tyre per situaten para fillimit te sezonit turistik. Shqetesimet e tyre kishin te benin kryesisht me mirembajtjen e rrugeve lidhese me plazhet.

——————————————————

Ky pritet te jete nje vit i ngarkuar per turizmin shqiptar.Sipas drejtores se zhvillimti te turizmit ne Ministrine e Zhvillimit Ekonomik , Sonja Popa nga njera ane jane zgjedhjet parlamentare, me tej ndikimi nga situata politike nga destinacionet klasike si faktor i jashtem dhe, ne anen tjeter, “testimi” per zbatimin e rregullave te reja, qe tashme kane nisur. Standartet e reja qe synohen te vendosen ne turizem sipas saj jane pothuajse te peraferta me ato nderkombetare. Certifikimi i guidave te para ka nisur dhe do te vijoje edhe me “disiplinimin” e sektoreve te tjere. Behet fjale per nje proces, i cili do te drejtoje “Destinacionin Shqiperi” drejt cilesise dhe do te permiresoje oferten turistike. Kete vit, parashikohet fluks ne rritje i numrit te turisteve, veçanerisht nga kroçerat. Ne daten 20 korrik, Saranda do te prese 5,000 turiste, te cilet do te vijne me dy anije te medha. Vec rritjes se cilesise se sherbimit per turistet do te punohet edhe per permiresimin e infrastruktures pritese per turistet nga deti, toka dhe ajri.

——————————————————-

Me çmimet e hoteleve dhe restoranteve ne Shqiperi, qe jane me te lirat ne 37 vende te Europes, turizmi kulinar mund te kthehet ne nje atraksion te forte per turistet e huaj ne vendin tone. Sipas te dhenave nga Eurostat, Indeksi i Çmimeve per Hotelet dhe Restorantet ne Shqiperi eshte sa 42% e mesatares se 28 vendeve te Bashkimit Europian. Ne kete nivel renditet edhe Maqedonia, duke qene te dyja me lirat ne Europe.Pas Shqiperise dhe Maqedonise, me lire eshte Bullgaria, me 44% te mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia dhe Bosnja. Me i shtrenjti ne rajon rezulton Mali i ZI, me çmimet e hoteleve e restoranteve, qe jane sa 60% e mesatares europiane.Rezultatet jane bazuar ne nje vezhgim çmimesh, qe mbulon me shume se 2400 mallra konsumatore dhe sherbime dhe qe eshte bere ne 37 shtete europiane.

——————————————————–

Amsterdami eshte i vendosur te ul numrin e turisteve qe e vizitojne dukeqenese vitet e fundit po perballet nje fluks teper te madhe te paperballueshem te tyre. Per te mbrojtur sitet historike nga turmat e vizitoreve si dhe per te ruajtur banoret nga ndotja e llojeve te ndryshme qeveria hollandeze prej disa kohesh ka ndaluar ndertimin e hoteleve te rinje ne pjesen me te madhe te Amsterdamit, ka ulur numrin e diteve qe turistet mund te rezervojne per te qendruar ne qytet nderkohe qe shume kompani te cilat promovojne Amsterdamin per turistet e huaj kane ulur buxhetin e tyre. Vetem vitin e kaluar ne kryeqytetin hollandez qe ka 850 mije banore u regjistruan 17 milione turiste te huaj. Numri I tyre pritet te arrije ne 30 milione brenda vitit 2025.

——————————————————–

Napoli pergatitet per nje prej eventeve me te rendesishme te turizmit ne Mesdhe pikerisht Borsa Mediterranea del Turismo apo Panairin turistikt e vendve mesdhetare. Eventi ne edicionin e 21 te tij do te zhvillohet mes datave 24 dhe 26 mars. Panairi eshte quajtur nje mundesi e mire per oferta teper interesante per agjencite dhe operatoret pjesmarres nga dhjetra vende te botes. Produkti me i mire i mesdheut do te promovohet ne stendat e ndryshme ne panair nderkohe qe kompanie e bizneset do te kene mundesine e takimeve B2B. Pikat me kryesore ku do te perqendrohet tematika e diskutimeve mes specialisteve te turizmit ne kete edicion te panairit jane turizmi bregdetar , turizmi i takimeve dhe kongreseve, turizmi i mireqenies dhe turizmi social.

——————————————————–

Sektori i turizmit duket se po lulezon ne Kube edhe kete vit ku pritet te kete shifra rekord turistesh. Autoritetet qeveritare te turizmit deklaruan se ne menyre qe te ecet paralelisht me ritmin e kerkesave eshte menduar qe gjate 15 viteve te ardhshme te shtohen 100 mije dhoma hoteli ne vend. Kjo do te perballoje kerkesen ne rritje te pushuesve nga vende e ndryshme per te vizituar destinacionet kubane. Prioritet i eshte dhene dhe resorteve, kryesisht atyre bregdetare por edhe te golfit qe gjithashtu do te shtohen ne numer. Nderkohe rrjete te medha hotelesh si Starwood tashme kane hedhur syte nga Kuba per strukturat e tyre te reja.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *