Shqiperia, nder destinacionet me te mira per turizmin e aventures.

Shqiperia, nder destinacionet me te mira per turizmin e aventures.

Like
70
0
Friday, 17 March 2017
Travel News

Shoqata Nderkombetare e Turizmit te Aventures ka publikuar gjetjet e situates per industrine e turizmit per 2017-en, nje panorame krahasuese per sektorin e industrise se udhetimeve aventureske nga syte e tur opertaoreve turistike. Nder destinacionet kryesore per turizmin aventuresk eshte listuar edhe Shqiperia. eshte perfshire ne kerkime per me shume se nje dekade si pjese e misionit te saj per te edukuar dhe aftesuar industrine e turizmit aventuresk.Situata e industrise per 2017-en fokusohet tek tendencat, ku perfshihet informacion ne lidhje me destinacionet, aktivitetet dhe praktikat e bizneseve ne industri. Aktivitetet aventureske me te kerkuara per kete vit jane ekoturizmi, veprimtarite kulturore, qendrueshmeria mjedisore, ecjet dhe gastronomia. Popullore per rajone te caktuara jane çiklizmi dhe ekspeditat botes se eger. Amerika e Veriut dhe Europa vazhdojne te kryesojne burimin kryesor per turistet aventureske. Ne listen e me te preferuarave per kete vit jane edhe Kuba me Portugaline.

—————————————————

Hotelet europiane mund te kene se shpejti vec certifikimit te zakonshem ne lidhje me kushtet qe ofron edhe nje certificate antiterrorrizem. Behet fjale per nje nisem te re qe u propozua nga eksperte te turizmit gjate panairit te turizmit nderkombetar ne Berlin dhe qe po merr rendesi ne rang qeveritar nga shume vende europiane. Sipas drejtorit te nje prej siteve me te perdorur te udhetimit Travelzoo propozimi per certifikimin antiterrorrizem pritet te marre mbeshtetjen e mbi 75% te hoteliereve ne Europe. Propozimi erdhi ne nje kohe kur nje prej ceshtjeve qe po shqeteson industrine e udhetimeve ne bote eshte terrorizmi. Certifikata e cilesise do te sherbeje si nje deshmi per nje hotel qe i ka kaluar teste specifike te sigurise kunder rreziqeve nga sulmet e mundshme , ka nje staf te pergatitur per te nuhatur dhe reaguar ne kohe ne raste rreziku dhe ka adaptuar protokollet efikase te emergjences ne rast sulmesh, gje qe do te ndikonte edhe ne rritjen e rezervimeve per keto struktura.

—————————————————-

Per te pestin vit me radhe, serish aeroporti me i mire ne bote eshte shpallur ai i Singaporit, Singapore Changi International Airport.Skytrax ka publikuar renditjen vjetore me te fundit te aeroporteve me te mire ne bote, “World Airport Awards”. Bie ne sy, se ne 15 aeroportet me te mira nuk ka asnje aeroport amerikan, ndersa Evropa perfaqesohet me 6 aeroporte,ne kete renditje. Pas Singaporit si aeroportet me te mira ne bote vlerohen aeroportet e Tokios, Mynihut, Hamadit , Hong Kongut, Zyrihut, Heathrow ne Londer, Frankfurtit , Shipolit ne Amsterdam, Kansait, Vankuverit dhe Kopenhagenit.

—————————————————–

Salloni Boteror i Turizmit u hap ne Paris me nje kujdes me te veçante se ne dy edicionet e meparshme pasi sinjale te rimekembjes pas sulmeve po shfaqen ne horizont ne France dhe ne destinacione te tjera turistike. Rreth 130 000 vizitore marrin pjese deri diten e dielen per edicionin e 42-te qe premton nje ndjesi te kendshme per pushime dhe ndryshim mjedisi. Sipas drejtoreshes se sallonit Konteksti gjeopolitik peshon disi me pak kete ne nje prej panaireve me te rendesishme te turizmit ne France. Vitin e kaluar, Parisi dhe rajoni i tij humben 1,5 milione turiste dhe rezervimet ne fushen e hotelerise regjistruan nje renie prej 8,8 per qind. Por, fillimi i rimekembjes regjistruar qe nga nentori i kaluar dhe niveli i rezervimeve per sezonin e ardhshem veror paraqitet me nota optimiste nga profesionistet per vitin 2017.

——————————————————

Ministria e Tregtise dhe Industrise dhe Agjencia per Investime dhe Perkrahjen e Ndermarrjeve ne Kosove ka organizuar pjesemarrjen e Kosoves ne panairin e turizmit Salon Mundial de Tourism ne Port de Versaje Paris tek pavjoni “Destination Nature. Nga Kosova po marrin pjese disa operatore turistike dhe agjenci turistike qe po prezantojne guidat turistike, vendet e bukurite natyrore, vlerat kulturore dhe historike, aktivitete te ndryshme qe mund te realizohen gjate qendrimit ne Kosove si dhe mundesi te tjera turistike. “Destination Nature”, eshte nje prej pavjoneve te panairit qe veçohet per udhetimet dhe aktiviteteve ne natyre. Panairi eshte i hapur nga data deri me 19 mars.

——————————————————-

Vullkani Etna ne Sicili e pershkallezoi sot papritur aktivitetin e tij. Riaktivizimi i vullkanit nisi dy dite me pare me disa shperthime te vogla ne kraterin e ri juglindor te tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues ne maje. Nje shperthim ne kraterin e vullkanit sipas mediave italiane ka plagosur gati 10 persona. Disa prej tyre raportohet te jene turiste, ndersa nga materiale llave kane mbetur te lenduar edhe pjesetaret e nje skuadre vullkanologesh. Momentalisht nuk ka njoftime per probleme te trafikut ajror ne zone megjithate rreziku nuk ka kaluar dhe ndoshta ndikimi do te shihet ditet e ardhshme. Edhe pse nuk eshte vullkani me i larte ne Europe, Etna e ndodhur ne Siçili konsiderohet si nje nder me aktivet ne bote.

——————————————————–

Ne Nion te Zvicres u hodh shorti per gjysmefinalet e Liges se Kampioneve dhe perballja me e madhe qe rezervohet eshte ajo mes Bajernit te Mynihut dhe Realit te Madridit. Nga ana tjeter Barcelona do te kete perballe Juventusin . Dortmundi do te perballet me Monakon ndersa Atletico Madrid do te luaje ndaj Leicester. Ndeshjet e para luhen ne 11 dhe 12 prill, ndersa ato te kthimit nje jave me vone, 18 dhe 19 prill.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *