“South Outdoor Festival” rikthehet serish, kesaj here ne Vuno!

Written by on 10/04/2018

“South Outdoor Festival” rikthehet serish, kesaj here ne Vuno!  

Promovimi i turizmit te qendrueshem gjithevjetor ne fshatrat e bregdetit jonian do te vije edhe nepermjet aktiviteteve te ndryshme qe do te zhvillohen ne keto destinacione si eshte edhe  South Outdoor Festival – Himara 2018, qe do te zhvillohet ne Vuno, gjate ketij muaji. Nen moton “Jo vetem det”, Vunoi mirepret kete festival i kthyer ne tradite tashme per promovimin e turizmit. Me nje arkitekture te veçante e te rafinuar, urbanizim, histori dhe protagonizmin ne ngjarjet e medha te kombit, Vunoi ka nje kontribut te vyer ne kulturen kombetare. Organizimi i panaireve me ushqime te zones e produkte artizanale si dhe aktivitetet e ndryshme sportive ne natyre do te jene po ashtu ne qender te ketij festivali si nje menyre per promovimin e tradites.Festivali do te mbahet ne datat 27 deri me 29 prill.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist