no-cover

“Pazari i Ri” edhe si nje atraksion turistik.

Like
291
0
Saturday, 26 November 2016
Travel News

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, deklaroi sot se Pazari i Ri ne kryeqytet eshte drejt perfundimit. Pazari vec te qenit nje mjedis qe do te sherbeje per tregun e njesise 2-8 do te sherbeje nder te tjera dhe si pike nje turistike. Nepermjet nje postimi ne statusin e tij social Facebook, Veliaj shprehet se eshte drejt fundit markata e fruta-perimeve, markata e mishit-peshkut dhe sapo ka nisur puna per fasadat e pallateve prane. Kryetari i Bashkise, Veliaj, ka shperndare nje video promocion te procesit te punes qe eshte ne finiturat e fundit dhe per festat e fundvitit vec produkteve vizitoret mund te shijojne edhe ambientet e reja te Pazarit te Ri qe si nje pike simbolike tradicionale ne kryeqytet do te terheqe edhe shume turiste.

———————————————————-

Sipermarresit nga Polonia zgjedhin per te disatin vit te marrin pjese dhe te ekspozojne produktet e tyre ne Panairin Nderkombetar te Tiranes. Permes ketij eventi Polonia sheh te permbushur diplomacine ekonomike duke sjelle ne Tirane gjithe gamen e investitoreve dhe qeverise polake per bashkepunim ne fushen e planifikimit te territorit, zhvillimit te qytetit, ndertimit, agro industrise, dhe turizmit. Marredheniet tregtare mes Shqiperise dhe Polonise jane te hershme, pasi qe ne vitet 1970 Polonia ishte partneri i trete me i madh tregtar i Shqiperise. Nder vite Shqiperia dhe Polonia kane nenshkruar nje sere marreveshjesh tregtare, nderkohe qe referuar treguesve statistikore, mes dy vendeve shenohet nje volum tregtar ne rreth 40 milione euro, prej te cilave 39 milione euro jane importe te mallrave polake ne vendin tone dhe 1 milione euro jane eksportet shqiptare. Energjetika dhe turizmi mbetet nje nga sektoret kyç te investimit polak ne Shqiperi, fusha per te cilat investitoret polake kane treguar perhere interes.

———————————————————-

Ka nderruar jete ne moshen 90-vjeçare ish Presidenti komunist i Kubes Fidel Castro. Komandanti suprem i revolucionit kubanez vdiq mbremjen e se premtes. Lajmi eshte njoftuar nga televizioni shteteror i Kubes. Fidel Castro vendosi Kuben si nje shtet nje-partiak, duke qeverisur per gati 50 vjet, kur edhe ai i dorezoi pushtetin vellait te tij Raul Castro ne vitin 2008. Qe sot, ne ishull do te kete disa dite zie kombetare. Sipas Raul Castros Ish-lideri revolucionar do te varroset sipas amanetit te tij qe ishte djegia. Fidel Castro udhehoqi Kuben me dore te hekurt per 47 vite duke percjelle keshtu 10 presidente amerikane te konsideruar armiqte e tij me te medhenj. Megjithate pas 50 vitesh marredheniet mes Kubes dhe Amerikes jane stabilizuar, vizitoret amerikane kane rinisur udhetimet e tyre drejt Kubes e gjithashtu marredhenia tregtare eshte drejt normalizimit mes dy vendeve.

———————————————————-

Rajoni i Bavarise ne Gjermani po has nje zhvillimt e konsiderueshem ne turizmin e mireqenies. Ky sektor kontribuon ne ekonomine e shtetit me 4.5 miliard euro ne vit. Ekspertet e turizmit ne nje studim te organizuar ne universitetin e Mynihut treguan se kete vit ka pasur nje rritje me 15% te numrit te turisteve te interesuar per sherbimet wellness ne Bavari ne krahasim me nje vit me pare. Per kete arsye rajoni do te investoje edhe me teper ne kete sektor gjate vitit te ardhshem.

———————————————————-

Meksika dhe Dubai po keshillohen si destinacioni me trendi i ketij viti per kalimin e festave te fundvitit. Meksika pershkruhet si vendi ideal per ata qe kane enderruar te festojne ne nje atmosfere te nxehte me diell, ushqim dhe shume muzike. Nderkohe Dubai vleresohet per arkitekturen dhe organizimet speciale. Pritet qe numri i turisteve ne keto dy destinacione per festat e fund vitit te jete i larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *