Makina me te sigurta? Prezantohet “eCall”.
Written by rt on 29/03/2018
Makina me te sigurta? Prezantohet “eCall”.
Duke nisur nga data 31 Mars, te gjithe prodhuesit e automjeteve do t’i pajisin te gjitha makinat e tyre te reja me nje sistem te ri te quajtur “eCall”. Ky eshte nje program qe telefonon automatikisht sherbimet e emergjences ne rast te nje aksidenti rrugor serioz. Vete Shoqata e Prodhuesve Europiane te Automjeteve e ka mirepritur kete vendim, i cili eshte bere i mundur fale investimeve te medha ne kete industri. Vecorite kryesore te “eCall” do te jene se pas nje aksidenti, automjeti do te telefonoje vete numrin e emergjences 112. Nese makina nuk dallon sensoret e bordit apo airbag-et te hapen, edhe vete shoferet apo pasagjeret mund te shtypin nje buton te dedikuar ne makine. Permes pozicionimit me GPS dhe vendndodhjes te siguruar nga operatori telefonik, sherbimet e emergjences do te nisen menjehere ne piken ekzakte te aksidentit.