De Biasi publikon listen e lojtareve te Shqiperise ne Euro 2016.

De Biasi publikon listen e lojtareve te Shqiperise ne Euro 2016.

Like
578
0
Saturday, 21 May 2016
Travel News

Trajneri i Kombëtares De Biasi në një conference te fundit ka publikuar lojtarët të cilët do të luajnë në Francë 2016. Në Austri do të grumbullohen 27 lojtarë ndërkohë që 23 lojtarë do të nisen për në Francë, mes tyre vihet re mungesa e Salihit dhe Manajt. Trajneri De Biasi tha pjesmarrja ne Euro 2016 e Shqiperise eshte nje premtim i mbajtur dhe se ata qe do ta ndjekin kombetaren te luaje ne kete kampionat do te kene fat. De Biasi ka menduar qe porta te mbrohet nga Etrit Berisha-Alban Hoxha-Orges Shehi. Nderkohe mbrojtes do te jene -Arlind Ajeti-Naser Aliji -Berat Gjimshiti -Mergim Mavraj -Amir Rrahmani -Lorik Cana -Elseid Hysaj -Ansi Agolli -Frederic Veseli .Mesfushor: -Ledian Memushaj -Ergys Kace -Andi Lila -Migjen Basha -Odise Roshi -Burim Kukeli -Ermir Lenjani -Herolind Shala -Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi. E sulmi i besohet -Bekim Balaj -Sokol Cikalleshi -Armando Sadiku -Milot Rashica dhe Shkelzen Gashit.

—————————————————————————————

Vijon edicioni i parë i eventit turistik “Illyria Raid”. Ky është një event turistiko-sportiv që në tetë ditë përshkon zemrën e Ilirisë historike. Turi përshkon pesë shtete; Greqi, Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Organizohet nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, Rally Albania dhe Enduro European Organization.Mëse 130 motorë nga Europa perëndimore në startin e këtij turi. Vendi që zë më shumë pjesë është Shqipëria me gati 4 ditë në territorin e saj.Eventi është malor dhe në rrugë të pashkelura nga turizmi masiv. Eventi filloi në Igumenicë të Greqisë veriore, për të vazhduar në Shqipëri, në Vlorë, më pas në Tiranë, Malësi e Madhe, Mali i Zi, veriu i Kosovës, krahina e Dibrës në Maqedoni dhe malet e Pindit në Greqi.

—————————————————————————————–

Studimet e fundit nderkombetare te turizmit kane treguar se industria e turizmit ne Greqi po ecen me ritme shume te mira dhe kete vit ka pare nje rekuperim te konsiderueshem. Ekspertet mendojne se ne harkun kohor te dhjete vjeteve do te kete nje numer mesatar turistesh te huaj midis 22 dhe 35 milioneve. Vete ministrja e turizmit ne Greqi deklaroi para pak kohesh se kete vit pret ne vend mbi 30 milione turiste. Edhe industria hoteliere po ecen me ritme te mira ne Greqi. Sipas tophotelprojects aktualisht planet jane qe ne nje periudhe shume te afert kohore te perfundojne 41 struktura te reja pushimi ne Greqi , me luks dhe komoditet prej 5 yjesh.

—————————————————————————————-

Ministrat e Bashkimit Europian mbështetën planet për të lehtësuar dhe përshpejtuar pezullimin e liberalizimit të vizave për vende të treta dhe theksuan se heqja e kufizimeve për vendet e tjera nuk ishte një mundësi e afërt, mes shqetësimeve në rritje për emigracionin në bllok.BE po zhvillon bisedime të ndjeshme me Ankaranë për liberalizimin e vizave për Turqit. Ky lëshim është planfikuar si pjesë e marrëveshjes me Turqinë në këmbim të ndihmës së saj për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve në Europë. Nga ana e saj Turqia e sheh kete hap si nje nisem qe do te ndikoje pozitivisht edhe ne sektorin turistik te vendit. Por, disa shtete të BE e shohin me ankth mundësinë e hapjes së kufijve ndaj vendeve si Turqia,Gjeorgjia, Ukraina apo Kosova. Pikërisht për të qetësuar vendet anëtare, Brukseli po përgatit një mekanizëm që do të lejonte pezullimin e vizave me ndonjë prej 60 vendeve që kanë marrëveshje të tilla. Nderkohe qe do te ushtroje kontrolle per kedo qe shkel afatin e qendrimit prej 90 ditesh.

—————————————————————————————-

Bota do te vijoje te kete gjithnje e me shume turiste kineze qe do ta vizitojne dhe perfitimet nga vizitat e tyre do te jene ne rritje. Ishte ky nder konkluzionet e Panairit Nderkombetar te Turizmit World Travel Fair 2016 qe po mbahet ne Shangai te Kines. Ne edicionin e ketij viti te panairit marin pjese rreth 500 ekspozues nga e gjithe bota qe prezantojne produktet e tyre turistike per bizneset e tjera dhe vizitoret. Por targeti kryesor eshte tregu kinez. Kompanite po japin ofertat e tyre per turistet kineze por edhe lidhin n kontrata per bashkepunime me autoritetet kineze te turizmit.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *