Tregjet me romantike te Krishtlindjeve.

Tregjet me romantike te Krishtlindjeve.

Like
693
0
Tuesday, 01 December 2015
Travel Report

Do te bejme kesaj here nje shetitje paraprake per te njohur disa prej atyre vendeve te cilat na bejne per pak kohe te ndihemi si ne perralle. Ka ngjyra , feste, dhurata dhe shume dashuri. Jane vende te cilat cdo vit ne dhjetor terheqin njerezit me atmosferen dhe magjine qe dhurojne. Behet fjale per tregjet e Krishtlindjeve. Tashme duket se cdo qytet perpiqet te kete nje te tijin me dekoret e festave dhe gjithcka tjeter megjithate ka disa qe kane marre vemendjen tone dhe qe do te donim te propozonim per ju. Jane tregjet e festave me romantike te ketij viti. Behuni gati bashke me cantat tuaja dhe aparatet qe te fiksoni momente te paharrueshme mes tyre.

 

E nisim me tregun e Bressanones.

Nese ke qene nje here atje, do te presesh me padurim per te shkuar serish , sepse eshte nje vend plot shpirt. Gjate festave atje organizohet nje nder tregjet me te bukur te Alto Adige. Shtepi druri te cilat sipas rregullit ne cdo detaj dhe ne cdo objekt qe do te shesin do te jene te punuar me materiale natyrale. Kete vit kytreg mbush plot 25 vjet dhe per kete arsye do te kete organizime speciale dhe tematike me drita dhe muzike qe do te terheqin cdo njeri ne kete kend festiv te Italise.

 

Ndryshojme vende por jo atmosfere , per te shkuar ne Strasburg.

Tregu i festave atje ka shtepizat e dhuratave , rruget me kalldrem dhe qendren historike te qytetit qe cdo here per festa merr kete pamje. Kjo i dhuron Strasburgut ndjesine e te qenit ne nje vend perrallash ku gjithcka feston. Gjate gjithe dhjetorit ky vend quhet Qyteti i Krishtlindjes. Ka 300 dyqane qe ofrojne thuajse gjithcka por blerjet shijojne me shume se kudo tjeter.

 

Ecim drejt kryeqytetit te alpeve te Austrise, qe ne kete rast nuk eshte Vjena por Innsbruck. Cdo vit atje hapen 6 tregje festash por ai me romantiku eshte ai qe ndodhet ne qendren historike te qytetit. Mes qindra stendave qe ofrojne dekorime artizanale, ushqime dhe vere, gjeja me madheshtore qe te bie ne sy dhe qe te magjeps eshte pema e Krishtlindjeve e punuar me 170 mije gure kristali Swarovski.

 

Teksa shkeputemi prej pemes verbuese , atje ne mes te debores dhe liqenit Lucerna , eshte nje tjeter destinacion perfekt per te bere blerjet e festave. Qyteti vishet nga nje atmosfere teper e vecante qe perfshin cdo moshe. Ka ura mesjetare, shtepi te dekoruara me afreske qe duken si korniza te peizazheve me te bukura festive. Gjithashtu edhe sheshe te tera qe tejmbushen nga vizitoret e veshur trashe. L’Handcraft Market , eshte tregu qe sherben si qershia mbi torte ne keto festa. E vecanta e tij eshte se ndodhet ne majen Pilatus 2132 metra te larte. Per kete arsye quhet dhe Tregu i Krishtlindjeve me i larte ne Europe.

 

Kthehemi per te perfunduar ne Gjermani dhe me konkretisht ne Dresnen. Nuk mund te vizitosh qytetin gjate dhjetorit dhe te mos shkosh ne Strietzelmarkt , tregun e festave me antik ne bote. Atmosfera atje eshte me te vertete romantike. Kete vit shtepizat tipike te tregut me catite e kuqe jane shperndare ne te gjithe qytetin. Atje dot e gjeni dekorime speciale per pemen tuaj, kartolina dhe dhurata. Dhe teksa blini shume prej tyre do te jeni patjeter duke shijuar Stollen, buken tipike te zones gjate festave e bere me fruta te thata.

 

[RoyalSlider Error] No post attachments found.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *