Gjeorgjia synon 11 milione turiste brenda vitit 2025
Written by rt on 19/06/2018
Pasuria enogastronomike, trashegimia kulturore dhe natyra jane asetet e strategjise qe Gjeorgjia do te ndjeke per promovimin turistik ne tregun nderkombetar. Autoritetet vendase shpresojne qe nepermjet kesaj strategjie te terheqin 11 milione turiste brenda vitit 2025. Gjate vitit te kaluar sipas Entit te Turizmit ne Gjeorgji , ne kete destinacion jane regjistruar 7.6 milione turiste, nje rritje me 19% krahasuar me vitin 2016. Nderkohe ne 4 muajt e pare te ketij viti numri i turisteve ne Gjeorgji ka arritur ne 2 milione.