Elbasani prezanton infopoint-et e dixhitale per vizitoret dhe turistet!

Written by on 19/06/2018

“Qyteti im” eshte projekti me i fundit qe po zbatohet nga Bashkia e Elbasanit, i cili synon t’u vije ne ndihme qytetareve, bizneseve dhe  turisteve ne kohe reale. “Qyteti im” eshte nje projekt i cili funksionon permes infopoint-eve dixhitale, nepermjet te cilave qytetaret apo turistet mund te kerkojne sherbime te fushave te ndryshme. Ky sistem kursen kohe duke krijuar nje platforme te perbashket dhe nje situate te favorshme per perdoruesit dhe ofruesit. Infopoint-et jane te vendosura ne tre pikat kyçe te qytetit, nje ne qender te sheshit “Aqif Pasha”, nje tek teatri “Skampa” dhe tjetra ne hyrje te kalase. Infopoint-et multimediale me se shumti u sherbejne turisteve te cilet e quajne ndryshe kete sistem si “ishujt e informacionit”, pasi ato i ndihmojne per te gjetur rrugen e tyre turistike dhe per t’u informuar per zona me interes ne qytet dhe motin nderkohe qe permes tyre behet edhe nje promovim i qytetit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist