Foo Fighters më 11 qershor, në Belgjike!

Event info
Date: 11/06/2018
Details

Foo Fighters më 11 qershor, në Belgjike!

Kur David Grohl dhe banda e tij ngjiten në një skenë për të performuar live, ata shkaktojnë lëkundje sizmike! Dhe kjo është e vërtetuar ! në dhjetor të 2011 ata mbajtën koncertin e tyre në “Ëestern Springs Stadium” në Zelandën e Re dhe lëkundjet filluan të regjistroheshin që në orën 19:30, kur 50 mijë fansat nisën të kërcenin së bashku në mënyrë të koordinuar.

Kërcimi i njëtrajtshëm i “armatës” së fansave të “Foo Fighers” krijoi një tërmet të vogël, që u ndie në një zonë 3-4 kilometra rreth vendit të shfaqjes dhe u mat dhe nga një qendër e sizmiologjisë.

Lëkundjet e tyre ishin shumë të ngjashme me ato që shkakton një vullkan në fazat përpara shpërthimit, e krahasueshme me një volum prej 5 mijë tonë toke në lëvizje.

Megjithatë, qëndra sizmiologjike ndieu lëkundjet më të mëdha rreth një orë më pas, gjatë një kënge shpërthyese të grupit. Përveç lëkundjeve të tokës, edhe niveli jashtëzakonisht i lartë i decibelëve ishte shqetësues.

Shumë prej fansave që ndodheshin në radhët e para të koncertit e kishin të pamundur të dëgjonin për disa orë me radhë pas shfaqjes, ndërsa banorët përreth stadiumit u ankuan për tre orët e “tmerrshme” që iu desh të kalonin.

Gjithsesi, për “Foo Fighters”, nuk mund të kishte një reklamë më të mirë se sa një tërmet i vërtetë.

Nëse kjo ju emocionon dhe doni të përjjetoni vërtetë një gjë të tillë Foo Fighters do të jenë live gjatë muajit qershor në disa vende europiane.

Në datën 11 qershor ata do të jenë në Antwerp te Belgjikes, ndersa me 13 qershor do te performojne ne Stade De Suisse ne Berne te Zvicres .

Cmimi i biletave për këto koncerte nisin nga 250 euro. Janë padiskutim performanca për të mos u humbur, nga ky grup i cili  mund të quhet pa frikë si grupi rock më hard në botë.

Current track

Title

Artist