Booking.com rëndit Shqipërinë në 10 destinacionet më të mira për tu vizituar në 2019

Written by on 14/03/2019

2. Booking.com rëndit Shqipërinë në 10 destinacionet më të mira për tu vizituar në 2019 Booking.com ka zbuluar dhjetë prej destinacioneve më të mira për vitin 2019, ku në to bën pjesë edhe Shqipëria. Sipas hulumtimit, pothuajse gjysma e udhëtarëve (45%) kërkojnë më shumë aventurë se në 2018-n kur bëhet fjalë për zgjedhjen e destinacioneve që do të vizitohen në 2019. Destinacionet që janë ende në zhvillim, si Shqipëria, janë të padiskutueshme për këdo që dëshiron të përjetojë diçka jashtë të zakonshmes, të paktën një herë në jetën e tyre. Booking pershkruan Ksamilin e Shqiperise si një perle e fshehur (por jo edhe për shumë kohë), e preferuar për ato që i dashurojnë plazhet. Ksamili karakterizohet nga nje det me ujëra te kristalta, plazhe të qeta dhe restorante me atmosferë të ngrohtë. Disa vende pranë Ksamilit, të cilat janë interesante për t’u vizituar, janë Syri i Kaltër dhe qyteti i lashtë i Butrintit. Arsyet pse ky vend është i këshilluar për t’u vizituar janë cmimet ekonomike, cilesia e detit dhe mikpritja. Ksamili qendron ne nje liste mes 10 destinacioneve te vendeve ne zhvillim si: Wadi Rum, Jordani; Samarkand, Uzbekistan; Bacalar, Meksikë; Ouarzazate, Marok; Palomino, Kolumbi; Mestia, Gjeorgji; Kigali, Ruanda; Leeuëarden, Holandë; Nusa Penida, Indonezi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist