Dita e Muzikës nuk kalon pa zhurmë në Tiranë

Written by on 21/06/2018

Dita e Muzikës nuk kalon pa zhurmë në Tiranë

 

Dita Botërore e Muzikës më 21 Qershor do ta gjejë kryeqytetin me një super event muzikor e të veçantë në ambientet e Bunkart1 të quajtur “Bunk’Music”. I ftuar sot ne studion e emisionit Travel Club në Radio Travel, Z. Ergys Gezka nga Qendra Ura, organizatore e eventit , na foli për detajt e  eventit të kësaj mbrëmjeje!

Cdo gjë  fillon në orën 19:00 në atë që njihet si salla e asamblesë në Bunkart1 nga ku do të performojnë grupet si Marsela Cibukaj & Band dhe All In Band. Më pas nga ora 20:00 në parkun e Bunkart1, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë live ndeshjen Argjentinë-Kroaci në një ekran gjigant, ku nuk do të mungojë birra e ftohtë dhe barbequtë për të shoqëruar minutë pas minute këtë ndeshje, u shpreh Z.Ergys Gezka!
Pas emocioneve të kësaj ndeshje në orën 21:45 eventi transferohet në pyllin e Bunkart1, ku do të performojnë live grupe të muzikës rrok Jericho dhe Vitmar Basha & Band. Është për tu theksuar fakti se hyrja në këtë event do të jetë falas.

 

Intervista e Plote : Video


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background