Hong Kongu destinacioni me popullor i ketij viti!

Written by on 12/12/2018

Hulumtuesi britanik i tregut, Euromonitor, ka publikuar raportin e vitit 2018 te 100 qyteteve me atraktive, ku ka marre ne studim vizitore nderkombetare qe kane udhetuar ne mbi 600 destinacione te ndryshme. Per te ofruar rezultate sa me te sakta, sondazhi ka perjashtuar disa kategori te udhetuesve, si vizitoret brenda vendit, udhetimet ditore, njerezit ne tranzit dhe pasagjeret ne anije.   Ne dhjeteshen kryesore mbizoterojne qytetet aziatik. Hong Kongu qendron destinacioni me popullor ne bote, nderkohe qe turistet nga jashte pritet te kalojne 30 milione kete vit.  Numri i vizitoreve ne kete qytet eshte rritur me 7% ne vitin 2018, nga 5% qe ishte vitin e kaluar. Bangkoku vjen ne vend te dyte, Singapori renditet ne vend te katert ndersa Macau ne te 5-in,  pasi ka shfrytezuar emrin si Las Vegasi i Azise. Jashte Azise,  renia e paundit ka ndihmuar Londren qe te kthehet ne qytetin e trete me te vizituar, me mbi 20 milione turiste per kete vit. Qyteti tjeter europian ne liste, Parisi, ka rene ne vend te 6.  Ne Lindjen e Mesme, Dubai ka zuri vendin e 7 nderkohe i vetmi perfaqesues i Amerikes eshte New Yorku, ne pozicionin e 8.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist